Starova jep dorëheqjen: E bëra në respekt të tifozerisë

Gazeta Dita

Partizani mbetet pa trajner. Sulejman Starova ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i teknikut të skuadrës kryeqytetase, duke mbajtur tashmë vetëm rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi.

Trajneri e ka konfirmuar largimin e tij në një prononcim për “Panorama Sport”.

Dje, grupimi “Ultras Guerrils” kërkoi nga klubi i Partizanit largimin e Starovës nga drejtimi i skuadrës, duke fajësuar atë për dështimin në Ligën e Europës.

Pritet që klubi të diskutojë këto ditë variantet për emrin e trajnerit të ri ku më i mundshmi është ai i Mlladen Milinkoviç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *