Ish-trajneri i Kombëtares De Biazi rrëfen pengun e tij të madh nga Euro 2016

Gazeta Dita

Në rrëfimin e tij në Top Story këtë të hënë, ish-trajneri i kombëtares, italiani Gianni De Biasi ka treguar edhe kush ishte pengu i tij në Europianin e Francës, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë dhe sigurisht një meritë të madhe ka edhe ai.

“Më vjen shumë keq që humba ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese. Ndeshje shumë e ndjerë nga ne. Një ndeshje shumë e veçantë, shumë e çuditshme.

Ishin në fushë dy vëllezërit Xhaka dhe me shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare kundërshtarë.
Megjithatë, me atë që u pa në fushë, fakti që kemi luajtur thuajse një orë me 10 lojtarë, si dhe rasti i Sadikut dhe i Gashit mund të kishim administruar më mirë lojën, sidomos rasti i Gashit, që ishte një rast i pabesueshëm.
Ishte ajo pjesë që na ktheu në shtëpi.
Por, skuadra filloi të ndjente dhe duhet të rrinte në atë turne. Ishte pjesa e parë shumë produktive e skuadrës tonë”, u shpreh De Biasi./tch
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *