Jo vetëm lojtarë të afirmuar për Milan-in, që është shumë afër blerjes së Lucas Biglia (do të jetë blerja e tetë) dhe që është shumë afër rinovimit me Donnarumma.
Klubi kuqezi, në fakt, është shumë afër marrjes të sulmuesit të krahut të Palermo-s Simone Lo Faso, i cili dukej se ishte shumë afër Inter-it. Sulmuesi i datëlindjes 1998-të ka zhvilluar 10 ndeshje në Serie A vitin e kaluar dhe është pjesë e kombëtares së Italisë Under-19.
Por kuqezinjtë mund të vendosin ta lënë edhe për një vit te Palermo, ku do të kishte më shumë hapësira për të luajtur dhe për të fituar eksperiencë në sezonin e ardhshëm.
