Gigio Donnarumma ka mbërritur në Shtëpinë Milan, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Mino Raiola dhe nga vëllai Antonio.
Ka mbërritur kështu më në fund dita e madhe e firmës për rinovimin e kontratës së portierit kuqezi.
Një marrëveshje që shoqërohet edhe me një tjetër firmë të familjes Donnarumma, vëllait të gardianit të Milan, Antonio, edhe ai gjithashtu portier.
Antonio Donnarumma iu nënshtrua dhe kaloi me sukses testet fizike të zhvilluara ditën e hënë dhe do të nënshkruajë bashkë me Gigio një kontratë kuqezi, për tu bërë edhe ai futbollist i Milan, për të qenë zëvendësuesi i dytë i vëllait të tij, në rolin e portierit të tretë.
Rinovimi i Gigio Donnarumma, veç afrimit të të vëllait te kuqezinjtë, parashikon një kontratë me vlerë prej 6 milionë euro në sezon, me një klauzolë shitje prej 70 milionë euro.
