Rreth 11 000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen të premten për festimet tradicionale me rastin e 14 Korrikut, në kuadër të kërcënimit të lartë terrorist, veçanërisht gjatë paradës në Champs-Elyse në Paris, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Të gjithë janë mobilizuar”, theksoi shefi i policisë, Michel Delpuech duke përfshirë këtu Brigadën e Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI) “e gatshme për të ndërhyrë në çdo pjesë të kryeqytetit”.
Ai refuzoi të zbulonte masat specifike të lidhura me mbërritjen e presidentit amerikan, i cili pritet të enjten, duke pranuar se kjo përbën një sfidë t ëmadhe dhe është subjekt i punës së përbashkët të sigurisë mes ekipeve amerikane dhe kombëtare.
Në total, 3 500 policë dhe xhandarë do të ngarkohen për sigurinë e paradës, mbështetur nga 2 500 zjarrfikës.

“Demokracia” qe Perendimi instaloi me dhune ne vendet arabe duke permbysur qeverite qe mbanin ne kontroll keto shtete, bene qe te forcoheshin grupet radikale ekstremiste terroriste, te mbushnin Europen dhe Ameriken me refugjate dhe qetesia dhee jeta e mbrojtur e qytetareve te ketyre shteteve te marre fund njehere e mire.
Ta gezojne, ate qe mbollen po korrin dhe do te korrin, vendet e BE po mbushen me xhami, feja myslimane dhe gjuha arabe po zene vendet e para.