Pogradec/ Tenton të hidhej nga pallati, por shpëton nga rënia zjarrfikësin që shkoi ta ndihmojë (VIDEO)

Gazeta Dita

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur  sot në qytetin e Pogradecit. Një  68-vjeçar ka alarmuar banorët dhe komshinjtë pasi po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i apartamentit ku banonte.

Në vend ngjarje mbërriti policia dhe zjarrfikësit. Fillimisht policia tentoi të hynte nga dera por ky person goditi me çekiç në kokë atë që hyri i pari duke i shkaktuar plagë dhe u mbyll përsëri brenda. Në këto kushte policia dhe zjarrfikësit menduan të vinin në zbatim alternativën e dytë, atë të hyrjes nga ballkoni nëpërmjet shkallëve të zjarffikëses.

Por ajo që ndodhi ishte me të vërtetë e paparë. Gjatë kohësi që njëri nga zjarrëfikësit po tentonte të hynte në ballkonin e këtij personi, duket se hasi në vështirësi. Ishte vetë personi që po tentonte të vriste veten që e ndihmon zjarrfikësin të hipë në ballkonin e tij dhe ta shpëtonte.

Pas kësaj qytetari i quajtur Agron Qose u shoqërua me ambulancë për në spitalin e qytetit, raporton Televizioni Sot7. Gjithashtu pas kontrollit nga mjekët policia e mori në pyetje rreth tentativës së vetëvrasjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *