Internacionalia e te rinjve Socialist, organizata politike rinore me e madhe ne bote, do te festoj pervjetorin e 110 te krijimit ne Jale, Shqiperi ne datat 15-20 Korrik ne lidhje me Festivalin Boteror te IUSY-t 2017 me teme “Ne nuk shohim kufi”. Eventi mbahet nga LRI dhe suportohet nga Fressh dhe Partia Europiane Socialiste.
Ky Festival do te presi me shume se 1000 pjesemarres nga e gjithe bota, perfaqesues te 60 shteteve dhe 90 organizata, ky do te jete nje event qe kerkon te diskutoje, debatoje dhe te nxjerre konkluzione per menyra se si te rinjte progresiste te organizatave anetare te IUSY te mund te jene “NE TE GJITHE BOTEN PER TA NDRYSHUAR”
Me vullnetin qe te rinjte te perfshihen ne lidershipin e politikberjes, Festivali do te kete pjesmarres edhe lider boteror dhe gjithashtu Presidentin e zgjedhur te Shqiperise dhe Kryeministrin ; ku lider te IUSY , pjesmarres te festivalit do te mblidhen si te barabarte per te perkrahur progresivitetin dhe per te kapercyer problemet globale.
Deklarata per shtyp qe ka dale sot ne mendiat shqipetare duke na cituar gabimisht dhe e atribuar FRESH-it nuk ka as pelqimin e as te dhenat nga ne dhe nuk perfaqeson konstruktivitetin dhe ambjentin pozitiv mbi te cilin ky event po organizohet.

Jeta kuptimplote e Verdian Arbiut
Rrëfimi i mëposhtëm është fiksional.
Nuk përshkruan persona dhe/ose ngjarje reale
edhe pse duket sikur kjo nuk është e vërtetë.
Kush mendon se njeh ndonjë prej personazheve
e ka përfundimisht gabim.
I
Mjeku i njohur obstetër Zheni Goli e kishte pritur me padurim çastin kur gruaja e re e kolegut të tij psikiatër Uvil Arbiut do të lindte fëmijën e parë. Rrënjët e padurimit të tij gërshetoheshin me kërshërinë fëminore që e kishte kapluar mjekun qysh ditën që kishte parë gruan e kolegut. Hunda si shqiponjë dhe sidomos qimet e zeza nën hundën e gruas i kishin ngjallur atij dyshime rreth gjinisë reale të gruas. Kur mori vesh se gruaja kishte mbetur shtatzënë u qetsua disi, por kurreshtja për të parë me sytë e tij ç’fshihesh nën fustanin e saj nuk i ishte mpakur.
Lindja e fëmijës shkoi normalisht, madje edhe më lehtësisht nga ç’e kishte menduar doktor Goli. Gruaja kishte pasur një zgafellë për zili nga e cila mund të dilte fare kollaj edhe ndonjë bostan i stërmadh, e jo më Verdiani kërthi, pesha e të cilit me siguri nuk i kalonte dy kilogramët. Emrin e fëmijës e kishte vendosur vetë doktor Uvili qysh ditën që mësoi shtatzaninë e gruas së tij. Për hir të adhurimit, motivi i vërtetë i të cilit nuk u mor vesh kurrë, që kishte për operën “Rigoleto”, rrjedhimisht për kompozitorin e saj Xhuzepe Verdi, fëmija e tij e parë do të quhej Verdian, po të ishte djalë, Verdiana po të ishte vajzë.
Emrin e kishte vendosur vetë doktori. Mbiemrin e Verdianit e kisha vendosur unë. Kur ishim të rinj një shoku im i ngushtë u ngatërrua me një aktore të Teatrit Popullor. Ajo kishte një vëlla që e quanin Arbi. Mua mu fiksua ky emër i padëgjuar më parë dhe vendosa që nëqoftëse do të shkruaja ndonjë herë historira, tregime a prralla, këtë emër do ta pavdekësoja në një nga personazhet. Kështu meqë Verdianit nuk ia ndyshoja dot emrin, vendosa të përdorja për mbiemër të tij emrin e heroit tim të vjetër, duke ia ndryshuar kështu mbiemrin doktor Uvilit. Babagjyshi im qe rri-rri dhe hedh ndonjë vështrim në ekranin e laptopit tim, sapo më tha: “E kujt i duhen këto trapllëqe që shkruan ti mor bir”. Unë i thashë: “Kam përshtypjen se e bëjnë botën në të cilën rrojmë pak më të mirë dhe më interesante”. Ai tundi kokën dhe lëshoi gazra me zhurmë duke dalë në ballkon.
Gëzimi në shtëpinë e doktor Uvilit ishte i papërshkrueshëm. Verdianin e shtruan në një shtrat të vogël të bardhë që e kishte sajuar vetë zdukthëtari i Spitalit Psiqiatrik në shenjë nderimi për doktorin. Rakia u derdh lumë e këngët popullore e sidomos ato patriotike tundën mëhallën. Një studiuesi të mëvonshëm të jetës së Verdian Arbiut iu tek të lidhte këtë çast fillestar të jetës së Verdianit me qëndrimet konsekuente të tij kundër teprimeve patriotike. Vërtetësia e kësaj hipoteze nuk është demonstruar ende, megjithëse askush deri më sot nuk ka qënë në gjendje që ta hedhë poshtë plotësisht.
Thonë që natën që lindi Verdiani, një ish hoxhë vdiq në Kavajë, një mësuese letërsie u çmend në Rrogozhinë dhe një gjeolog theu këmbën pikërisht poshtë gjurit teksa kthehej nga nje galeri në minierën e Rubikut. Këto fakte u bënë të ditura më vonë, por as filozofi Gafur Nata nuk mundi të gjejë ndonjë lidhje shkakësore midis tyre dhe lindjes së Verdianit. I vetmi detaj që dukej sikur i lidhte këto ndodhi ishte fakti qe emrat e të tre këtyre personave fillonin me V.
Ik or babagjysh e më lerë rehat. Përgjigja është po ajo që të dhashë pak më parë. Babagjyshi lëshoi një të dytë, edhe më të fortë se të parën.
II
Fëmijëria e Verdianit filloi si fëmijëria e çdo fëmije tjetër. Ditën e parë thithi qumësht sa herë që i dhanë e i ndoti shqytkat aq herë sa i erdhi për të nxjerrë. Ditë si këto u përsëritën e u përsëritën pa ndonjë kuptim të veçantë dhe padyshim Verdianit kur i kujtohej kjo i vinte shumë inat. Gjithë ato ditë i kishin shkuar dëm dhe ai nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për të punuar për reputacionin e tij të ardhëm.
Miku i ngushtë i Verdianit, Klodiani kur po lexonte dorëshkrimin më tha: “A nuk po e tepron?” Vërejtja e tij mu duk pak autoironike. Ai vetë në një moment “çfarë ka barku, e nxjerr bardhaku” më kishte rrëfyer se si ai vetë, Klodiani pra, po të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë do të bënte pikërisht këtë, dmth do të shkruante nje esse (a sprovë si i thonë këta maniakët e komisioneve gjuhësore) rreth harxhimit kot të kohës nga fëmijët e moshës 0 – 100 ditë, dhe se si do ta ilustronte këtë me shembuj nga jeta e tij e asaj periudhe. E përse Verdiani duhet të mos e mendonte këtë përderisa kjo i kishte shkuar ndër mend Klodianit?
Babagjysh, ik e pirdhu tashti.
Ditën që Verdiani mbushi 15 vjeç dhurata që i kishte përgatitur i ati e mrekulloi, e la praktikisht pa frymë. Ishin 132 fletë ku ishin transkriptuar me alfabetin fonetik ndërkombëtar të gjitha belbëzimet, të qarat dhe zhurmat e tjera që Verdiani kishte prodhuar në ato 100 ditët e para të jetës së tij. Regjistrimi ishte kryer në një magnetofon të markës PHILIPS me shirita që doktori e kishte porositur posaçërisht në Amsterdam, kurse transkriptimi ishte kryer nga specialisti i fonetikës dhe mësuesi i Gjuhës në gjimnazin më të mirë të Tiranës Dhori Mahu. Profesor Dhori e kishte studiuar materialin per 10 vjet rresht. Kishte perfshirë në atë punë edhe një specialist kosovar, të cilit më vonë ia kishte fshirë emrin nga frika se mos akuzohej si agjent i jugosllavëve. Fatkeqësisht puna e tyre nuk kishte dhënë asnjë përfundim konkret.
Kjo nuk e kishte demoralizuar doktorin. Ai kishte besim të patundur se në mos tjetër, vetë i biri kur të rritej do të ishte në gjendje t’i deshifronte ato shënime, sidomos edhe bazuar në kujtesën fenomenale qe Verdiani shfaqte sa herë e pyesnin për ngjarjet e fëmijërisë. Besimi i ishte shtuar doktorit kur Verdiani kishte njohur një lugë me bisht të shtrembër me të cilën e ëma e ushqente kur ishte një vjeç e gjysëm dhe që kishte humbur diku nëpër shtëpi. Vërtet kjo ishte mjaft kohë mbas 100 ditëve të para të jetës së Verdianit, por gjithsesi mund të shihej si një parametër i aftësive të tij të hershme kujtesore.
Dëshmi rreth kujtesës fenomenale të Verdianit në periudhën e fëmijërisë dha me plot bindje edhe shoku i tij i fëmijërisë Ramboja, i cili konfirmoi se Verdiani kur ishte i vogël dhe luante damë me detyrim e përcaktim me Rambon mund të riprodhonte deri në 40 lëvizje të njëpasnjëshme të lojrave të luajtura më parë, mjafton t’i kujtoje datën ose ditën e javës kur ishte zhvilluar loja.
Doktori nuk e dinte se me dhuratën që i bëri të birit ia përcaktoi përfundimisht të ardhmen. Verdiani vendosi që këtij thesari të çmuar që ia kishte ruajtur familja t’ia rriste vlerën, jo vetëm duke e deshifruar me kujtesën e vet fenomenale, por edhe duke e ekspozuar si një provë të talentit të tij të hershëm, sepse ishte i bindur që deshifrimi i materialit do ta demonstrone haptazi dhe pa mëdyshje këtë fakt deri atëhere pak të njohur dhe aspak të pranuar.
Si mund te jene te barabarte lideret socialiste europiane,apo boterore me Meten,por a edine keto eurosocialistet se presidenti i zgjedhur meta nuke ka asgje te barabarte me ato,persa i perket akuzave per korrupsion me fakte,ze e figure dhe deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe popullore e medjatike?Nese te gjithe ato drejtues te rinise,apo partive socialiste do te jene te nje kallepi si presidenti i zgjedhur meta,perse nuke thoni se socialisteve po i vinka fundi,dhe ky nje fund i shpejte,i turp dhe pa kthim?Hahahaaaaaaaaaaaaaaa
O gazetare, mbeshtet , jo suporton.