OSBE, telefona satelitorë Policisë së Shtetit për zgjedhjet

redaktor

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka huazuar aparate telefonike satelitore Policisë së Shtetit në mbështetje të punës së kësaj të fundit në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013. Prezenca e ofroi një shërbim të ngjashëm edhe në prag të zgjedhjeve për organet e qeverisë vendore në vitin 2011, duke mbuluar edhe kostot e komunikimit.

Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes që Prezenca e OSBE-së iu jep institucioneve të shtetit shqiptar për të siguruar administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor.
“Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën për të votuar dhe për t’iu numëruar vota e tij apo e saj, pavarësisht nëse e hedh votën në qendër të qytetit apo një luginë të largët,” tha kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth.

“Këto aparate telefonike do ta ndihmojnë personelin e Policisë së Shtetit shqiptar për të komunikuar gjatë zgjedhjeve edhe në zonat më të largëta të vendit”përfundoi ai.

Share This Article
17 Comments
  • I pari dhe i fundit Gjerman, është ky Wollfarth-i që është lidhur kokë e këmbë me regjimin Berishian. N’a turpëroi ne Gjermanofilët Shqiptarë.

    • Nuk ka qene problem komunikimi ne zgjedhje, se ka telefoni celulare deri ne majen me te larte. Problem ka qene gjuha e komunikimit te ketyre njerezve, militanteve te PD ne polici te cilet njohin vetem dhunen.
      Me 23 qershor ka vetem nje menyre per te mbrojtur voten: Te dalim te gjithe te votojme, te marrim te gjithe, miq e fis qe te shkoje te votoje.
      Me 23 qershor eshte dita per te vendosur per te ardhmen tone.

    • se kuptoj se ca i ka bere berisha ktij njeriu qe vazhdon ta mbeshtese akoma, ndoshta se ka kuptuar akoma qe eshte lidhur me nje diktator dhe nje vrases , qe mundohet de beje plakun e urte para te huajve qe kta te fundit te bien brenda ne genjeshtrat e sales

    • Me se miri te gjitha keto veprime tregojne se dhe te huajte jane ndergjegjesuar per gjendjen tone . Me ne fund e kane kuptuar se cfare po bejne me shtetin tone , ne duam qe te marrin te gjitha masat sepse jemi te sigurt se berisha do vazhdoje te manipuloje por ne do te fitojme ps-ja do te fitoje dhe rilindja ne 24 do te coi kete vend perpara.

    • Te huajte kane rregulluar gjith boten nuk po merren dot me berishen ata duhet te jen vigjilent me situaten mos te lejojne me te ndodhi cfare ka ndodhur ne te kaluaren ti themi stop ketij individi dhe ti themi jo me nje ekonomie te dobet jo me pro nje individi qe po e shkaterron vendin tone jo me nje lideri si berisha ne jemi per nje te ardhme me te mire ne duhet te luftojjme per vete nuk duhet te rrim pasiv dhe te shohim dita dites se si ekonomia shkon per poshte dhe se si ne behemi viktima te nje qeverie te deshtuar nuk duhet ta falim. Ndershkim , ndershkm me vote . Pro 29

    • Te huajte kane qene gjithmon ne djeni te nje situate jo normale me berishen gjate gjithe kohes se qendrimit ne pushtet dhe kane toleruar me shume se cduhet . Kete here duhet te jete ndryshe ky regjim po na duket si regjim diktatorial. NUk kemi me asnje mundesi rimekembje te niveleve te jeteses e pastaj te flasim per hyrje ne be . Rilindja eshte alternativa jone e vetme dhe me e mira per te ecur ne driten e zhvillimit.

    • Te huajte jane bindur ne qeverine e berishes jane te sigurt se luan piset e dine se nuk mund me te fitoje ai njeri populli nuk e do askush nuk do te votoje pro tije , dhe prandaj po merr te gjitha masat per te bere ceshte e mundur ta largoji nga qeveria.Ajo qe duhet te bejne eshte te mos rrine thjesht dhe te mos e pranojne ne heshtje censuren e berishes port e marrin te gjitha masat per ta pasur nen kontroll kte individ ne menyre qe te mos kemi shkelje te procesit te votimeve .Kemi nvoje qe fuqite e medha te mos jene thjesht spektatore . Duhet ta zhdukim kete njeri nga pushteti se na kalbi na e shpifi jeten

    • aaa tani do vjedhi leht fare saliu!! po ky qeka pler fare po telefonta satellitor ci do policia qe te udhezoj sa me mir policet se ti vjedhi sa me leht votat?? epo te mbeshtetes nje diktatore vendet osbe kam par!! ne fak esht mir per ta sa me shum vjedhje votash aq me gjat rri OSBE ne shqiperi aq me shum lek marrin

      ekonomi tregu praaa

    • berisha ta siguroj OSBE mbeshtetjen per vjedhjet tuaj te rralles ne shqiperi!! e ke majm mir kryetarin e osbe!! edhe podesta ne fakt e ka ber punen si duhet!! kot si ke pagu 1 miljon euro duke i marr nga leket tona…

      cke ti ne te gjith do dalim masivisht per te votu dhe e di mir vendin ti se ku do perfundosh mas 23 qershor

    • Nuk e dime me ne cfare gjendje ndodhet vendi nuk i veme nje emer te sakte por ajo qe mund te themi me siguri eshte qe te gjithe bashke kemi ne dore fatin e vendit tone kemi te drejte te vendosim per ta rrezuar kete njeri te qelbur nga pushteti , forcat e jashtme i kemi pro dhe kjo eshte shume ogur i mire per ta rrezuar dhe vendosur me shpatulla per muri qe mos te beje me ze . suksese rilindjes dhe skuadres se rames.

    • skishte si te ndodhte ndryshe shefi i osbe paguhet nga berisha per mos informim te qart be per vjedhje votash qe berisha ben nga shqiptaret!! dhe tani duhet tja bej me leht vjedhjen me telefona qe te urdhrat e drejtorve te jepen me leht per militantet qe te manipulojn sa me leht zgjedhjet

    • rendesi ka qe ne te mobilizohemi rendesi ka qe ne te mos i besojme e te ardhmen tone ketij individi kesasj qeverie sepse ne tashme i pam se cfare beri , Mbi te gjitha ne tashme kemi dhe perkrahjen te huajve dhe ne te gjithe duhet te votojme pro 29

      • gjeja me vitale per zgjedhjet e 23 qershorit eshte qe ato te mos vidhen!
        le te fitoje me i miri dhe ai qe do vullneti i popullit e jo ai qe do nje grup njerezish si psh kryeministri e kasta e tij e banditeve!

  • Keto zgjedhjet jane shume te rendesishme per vendin tone sepse me ane te tyre do vendosen dhe anetaresimi ne Bashkimin Europian i vendit dhe kjo eshte shume e rendesihme per ne qe duam zgjedhje te lira dhe te ndershme.

  • Eshte shume e drejte cdo perpjekje qe nderkombetaret bejne qe vota jone te jete vendimarese per qeverine e ardhshme sepse vetem ne kete menyre ne do te vulosim vertete demokracine dhe jo duke abuzuar me voten e qytetareve e duke e ndryshuar ate siaps oreksit te partive politike.

  • Po ç’lini edhe ju me gjermanet, o kuqalashe?!

    Gjermanet dhe europianet, per te ndihmuar rilindasit shqiptare,
    kane sjelle keto aparate satelitore…

    E dini ju ç’do te thote kjo? Ja, t’jua them une dhe mbushuni pastaj!

    Jane te tera aparate te lidhura me sistem global: çado te thone njerezit qe merren vesh me to, regjistrohet diku tjeter!
    Keshtu qe po doli i vertete dyshimi qe keni ju, qe pulicia eshte me Ata, zogu gjendet ne rrjete! Ose miu ne çark, nese e doni me minj!
    Dalin tere genjeshtrat e hajdutlleqet me keto aparate, pra edhe tuajat, ta dini edhe kete!

  • person negativ,mashtrues.i pabesueshem per popullin,si nuk e degjuam nje here te vetme,te kritikoje qeverine edhe pse eshte qeveria me e korruptuar ne bote,te cilen e vertetojne shume raste ,por me i fundit inagurime ipunimeve ne zemlak ku ambasada e ketij zotrije e mesoi nga televizori edhe pse financon qeveria e tije ,ai perseri luan rolin e bufit qe i pelqejne shume qoftet…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *