“Fitore e frikshme!” – termi më idiot që kam dëgjuar!

redaktor

 

PS-në lart e ngriti,
fryma popullore,
po ca “diturakë”,
i tremb kjo fitore!

Fitorja në fjalë,
o ju “mendjendritur”,
është e merituar,
nuk është e grabitur!

PS ka fituar,
fuqishëm dhe pikë,
zero një përqindshat,
e quajnë “një frikë”!

Jo nga injoranca,
e kanë formuluar,
po thjeshtë fitoren,
për të zhvleftësuar!

Të liqtë e quajnë,
një fitore frike,
por ajo për mua,
quhet historike!

Jini hall i madh,
o zero përqindsha,
se për ju-fituesit,
janë ca përbindsha!

Logjika e tyre,
konkurron hajvanin,
se kështu i bie,
të kesh frikë Sovranin!

Dhe më shumë të kishte,
s’ka gjë alarmante,
se PS-ja është,
një forcë tolerante!

PS-ja s’përdori,
një gjuhë të urryer,
s’vjen për të sunduar,
po për të shërbyer!

Këto katër vite,
në pushtet ka qënë,
dhe prova të shumta,
për këtë ka dhënë!

Ne që për PS-në,
pa kushte votuam,
presim të shikojmë,
Shqipërinë që duam!

Këtë herë e vetme,
u ngrit lart në maja,
humbjet-a fitoret,
do jenë veç të saja!

Nuk ka kush t’i fusë,
shkopinj ndënë rrota,
jo më kot i mori,
ato mijëra vota!

Veç tani kuptohet,
vlera e çdo vote,
“Fitore e frikshme!”,
shprehja më idiote!

A. Duka

Share This Article
5 Comments
  • Kur ujku kapet ne lak
    S`eshte me ujk,por eshte trap
    dhe kapterri i Skraparit
    Nuk eshte me gur i Kandarit
    Populli nuk lindi sot
    Qe s`i njeh keta malok.

  • “Fitore e Frikshme – termi me idiot qe kam degjuar”…
    Drejt ke o Duke…Kjo do ca mend per ta kuptuar…

  • E di qe je i mencem o i perzieri i Dukajve.Je nji bejtexhi musulmano-ortodoks,se babai yt eshte quajtur Marko Sotiri.Gjeje prejardhjen tende e shkruaj sa te duash bejte.Po ne fillim shkruaj per veten tende dhe hijen e lisit ku te ka qendisur Markua,ndjese paste.Kaq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *