Nga 15 korriku në zyrat e administratës publike dhe bizneseve me më shumë se 100 të punësuar do të nisë funksionimi i të ashtuquajturave strukturave sinjalizuese të rasteve të korrupsionit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucioneve publike por edhe ato private dhe do të gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.
Ligji i miratuar një vit më parë thotë se “Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm të kryer nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër”
Hetimin e këtyre rasteve do të bëjë nga ILDKPK, e cila më pas do t’i përcjellë të dhënat Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme. Në frymën e këtij ligji kryeministri ka nisur edhe një fushatë ku u kërkon qytetarëve të raportojnë çdo sjellje abuzive nga zyrtarët e shtetit ose denoncim të rasteve korruptive.

Jo vetem ne ambjentet e kontrollit teknik te makinave dhe te marrjes se dokumentave qe shkojne njerezit me 8 e 15 dhe marrin nr109 por kudo ku ” sundojne”ishaleatet kerkojne leke me force duke mbjelle terror psikologjik tek hallexhinjte duke i mbajtur”te pabindurit” per leke nga 8ore pa mbaruar pune.Te ndihmohen nga organet kompetente mendoj .
PO KUR KORRUPTOHEN EDHE SPIUNET, QYSH I BEHET PUNES.
MEGJITHEATE RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
GARA PER KETO VENDE SPIUNESH DO TE JETE E FORTE, PASI NE, SI POPULL JEMI NE GJENDJE TE SHPALOSIM KONKURRENCE TE FORTE PER SPIUNLLIQE.
Kushdo qe kete nisme e quan me qesendi “spiunllek” ose eshte vete i korruptuar dhe ka frike, ose ka inat qe kete po e ben Rama dhe jo ai / ajo. Te informosh organet kompetente (me kusht qe edhe keto te fundit te mos jene te korruptuara) qe ty po te kerkojne te zbrazesh xhepat per te kryer nje pune ne shtet, ose te kerkosh qe te mos cenohet pasuria e vene me djersen e te gjitheve ne, nuk eshte spiunim, por veper patriotike qe tregon se ti e do Shqiperine te behet si Europa. Shko ne Gjermani dhe hidh nje leter te vogel ne rruge te shohesh se si te vije polici, i lajmeruar nga qytetaret, te te vere gjobe te majme. Vetem keshtu behet, ne te kundert do te vijme rrotull e verdalle dhe do te mbetemi ne berishistanin ilirmetjan.