Te Inter ka lindur idea Javier Pastore. Paris SG është i interesuar për Joao Mario dhe për të arritur te portugezi, zikaltërit kanë menduar për një shkëmbim me Joao Mario.
Një ide shumë interesante të cilën bardhekaltërit po studiojnë me shumë kujdes.
Spalletti nuk e konsideron të domosdoshëm mesfushorin portugez, edhe pse Inter ka shpenzuar 45 milionë euro për të marrë shërbimet e tij dhe në kushtet e “fair play” financiar nuk mund të bëj tolerime në këtë aspekt.
Mesfushori ideal për Inter është Radja Nainggolan, por për të arritur te belgu situata është shumë e vështirë dhe automatikisht lind idea Pastore.
Inter është gati të plotësojë kërkesat financiare të argjentinasit që në Serie A ka luajtur me fanellën e Palermos.
PSG pretendon rreth 35 milionë euro për Pastore dhe Inter nuk i ka kushtet ideale financiare për të bërë shpenzime të tilla, kësisoj zikaltërit synojnë një shkëmbim me Joao Mario, i cili i pëlqen shumë Parisit.
