Listat e Ramës/ Dhëndri Berishës, Mentor Petrelës: Mos u mërzit prej vulgut të nxitur nga Edvini

Gazeta Dita

Dhëndri i Sali Berishës ka reaguar pas publikimit të listave me 100 emrat përgjegjës për shkeljen e ligjit në administratën shtetërore nga Rama.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Jamarbër Malltezi ka veçuar emrin e doktorit Mentor Petrela, duke thënë që një njeri i jashtëzakonshëm duhet të përballet me pisllëkun që ka përfshirë tepsinë.

Statusi i plotë

Trishtim dhe perbuzje per perbaltjen e Prof. Petreles

Po shoh fake neës te prodhuara nga kuzhina e rama-fuges qe ne perpjekje per te shpetuar te korruptuarin me 200 milione euro te fshehura duan te shperndajne tymnaje me alla drejtesi popullore.

Kjo dreqtesia popullore ne duart e nje satrapi na kandisi jashte botes te civilizuar, pa shtet ligjor e qe i vuajme pasojat edhe sot.

Nga lista qe shajne njoh vec 2 persona, ndaj nuk diskutoj dot per listen.

POR per Prof. Mentor Petrelen qe e njoh vete dhe kam pasur rast te shoh konsideratat e profesoreve te huaj per te, e gjej te turpshem veprimin e edi rames.

Kam gezim kur takoj Prof. Petrelen (jo vetem pse e kam kusheri te larget pasi gjithkush ka edhe kusherinj te afert me te cilet nuk shkon) pasi e cmoj pamase si njeri jashtezakonisht te kulturuar, si profesionist dhe si mjek.

Mjeke dhe njerez si Prof. Petrela i gjen vec me gishtat e dores ne Shqiperi.

Ka me dhjetera mjeke te shkelqyer qe per fat te keq iken te zhgenjyer nga kushtet e veshtira, nga mos vleresimi, nga bllokimi qe ju be, por Prof. Petrela zgjodhi te qendroje ne Shqiperi dhe te perballet me keto veshtiresi por edhe me pisllekun qe na rrethon dhe duan tia mveshin kujtdo qe nuk zbret ne nivelin e tepsise dhe vulgut te nxitur nga edvini.

Doktor Menti, mos u merzit. Na ka rene te jetojme ne kete vend POR te mos pranojme vulgun, te perballemi dhe te mbajme koken drejt dhe duhet tia dalim qofte per dinjitetin tone, por edhe per te miren e vendit. (If you can keep your head ëhen all about you are losing theirs and blaming it on you…)

 

Share This Article
2 Comments
  • Maloket vuajne sindromen e valixhes prej derrase me te cilen zbriti trikoleshidhise prej lugut te zi.Rri or kollovar ha ato pare,po te lane!

  • “Mjekè dhe njerèz si Mentor Petrela, i gjen me gishtat e njèrès dorè nè Shqipèri”.

    Èshtè e tepèrt nè fakt, tè debatosh dhe tè marrèsh seriozisht dhèndrin e Saliut. Nèse ky vènd, do tè ketè ndonjèherè mundèsinè tè bèjè njè hap pèrpara, kjo do ndodhte kur gjykatat tè kishin dhènè verdiktin mbi vjedhjet dhe krimet e kèsaj familjeje.
    Reagimi im ka tè bèjè, jo aq shumè me “avokatin” e Prof. Mentor Petrelès sesa me atè vetè.
    Nè Janar tè kètij viti, pata rastin tè njihem me “metodat e punès” sè kètij njeriu qè e gjen “veç me gishtat e njèrès dorè”. Nèna ime, ishte nè gjèndje kome nè reanimacionin e pavionit qè drejton Profesori me papion.
    Kur nèn praninè e sigurtè tè vdekjes qè po vinte, Mentor Petrela bèn pazar me familjarèt nèse duhen paguar 6 mijè Euro apo 5 mijè e pesèqind pèr njè “operacion qè mundèsohej vetèm me njè teknikè tè ardhur nga Serbia” dhe qè vetèm ai mund tè na e mundèsonte, me kontaktet qè kish, mundoni sadopak fantazinè se cilin format njeriu kini pèrpara.
    Me numurin e telefonit, qè na u dha nga “profesori”, ne morrèm konrakt me ata qè do na mundèsonin jetèn e nènès sonè, me TEKNIKÈ NGA SERBIA.
    “Vèndi i shpresès”, nuk ishte asgjè tjetèr veçse magazina ku “profesori” mbante teknikèn skarco qè ua shiste familjarève sa frengu pulèn.
    Nèna jonè ndèrroi jetè disa ditè mè pas, nè tè njèjtin pavion, ku vajti me kèmbèt e veta dhe doli me arkivol. Pèr njè analizè, pas sè cilès nèna ra nè koma, motrès sime iu desh ti paguante 100 mijè lek tè vjetra tek njè asistent i “profesorit”. Emrin e tij nuk e mbaj mend por di qè ishte nga Shkodra.
    Nè derèn e zyrès sè “profesorit” me pavion, mund tè lexoje diçka me Paris, pas emrit tè tij, diçka qè mbase ia rrit hijen Zotèrisè nè sytè e atij realiteti migjenian shqiptar.
    Personalisht, ndjej neveri pèr matrapazè tè tillè. Asgjè nuk èshtè pariziene nè formatin e njerèzve tè tillè, nè pavionet e vdekjes tè sè cilève, shqiptarit i duhet jo vetèm tè pèrballojnè vdekjen e njerèzve tè afèrm por edhe tè trajtohen si delet nè pazarin e gjèsè sè gjallè qè kanè krijuar atje.
    Mentor Petrela, mund ta quajè veten Profesor, ai mund tè luajè rolin e gorillès qè rreh gjoksin, nè korridoret e ndyra tè atij spitali qè mos pastè rastin ta pèrjetojè askush, ai mund ti ndrrojè papionèt sipas parashikimit tè motit, ai edhe mund tè shkruajè Berlin pas Parisit dhe emrit tè tij,,,,,,, pèr familjen time ai èshtè simboli i dèshtimit tè politikès sè kètij Kryeministri nè fushèn e shèndetèsisè, èshtè rasti tipik se sa poshtè ka shkuar niveli i “profesorllèkut” shqiptar.
    Dhèndri i Saliut, èshtè “avokati” i duhur pèr “profesorè” si Petrela.
    Edi Rama, do hynte nè historinè moderne shqiptare, nèse do krijonte mundèsinè, qè drejtèsia tè vepronte jo vetèm ndaj Kryefamiljarit debitor tè KESH por mbi tè gjitha, ndaj simboleve tè rrènimit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *