Kritikët e Bashës nisin takimet në Durrës: “Të shpëtojmë PD-në”. Ja kush merr pjesë

Gazeta Dita

Besnik Mustafaj dhe Astrit Patozi, të njohur si dy kritikues të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë takuar sot në qytetin e Durrësit.

Sipas Besnik Mustafaj, ky takim bëhet për të shpëtuar Partinë Demokratike.

“Jemi këtu për të shpëtuar PD. Ne duam debat për arsyet e humbjes së zgjedhjeve. Duam fushatë të drejtë nga ku do të zgjidhet kreu i ri i PD” ka thënë ai.

Në takim ka marrë pjesë edhe Leonard Olli, i cili tha se “sot jemi në rezultatin më të dobët historik. PD nuk është pronë e një individi.

Në PD ndodhi zerimi i fjalës së demokratëve. Basha duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *