Kryemadhi për ‘Listën e Zezë’: Me këto spiunllëqe Rama mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës

Gazeta Dita

Pas publikimit të listës  nga ana e kryeministrit Rama me emrat  zyrtarëve ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga LSI. Kryetarja e re Monika Kryemadhi ka deklaruar përmes një statusi në Facebook se, për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë .

Statusi i plotë:

Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, #Edi_Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit.

Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor.

Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë
Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve.

Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.
Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj #Edi_Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final:

Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës.
Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.

Share This Article
15 Comments
  • E MOJ DERDENGEL keni shire si u ka dashur BYTHA gjoja u dhimbset populli por u kan dal te pa larat ne shesh beni gurgulen vetem per te mbrojtur lluksin tuaj perrallor po u vjen fundi GJAKPIRSIT E POPULLIT SHQIPTARE

  • Më falni ju të LSI-së por ato që përmblodhi Edi Rama janë të gjitha të shkruara hapur në Fb-un e tij, ai s’bëri gjë tjetër vetëm i rradhiti me kujdes. Pse ju djeg juve? FB-ja është trensparencë, edhe ju në FB po shkruani. Nuk thoni sa mirë që komunikimi me publikun është zgjeruar, që s’ka nevojë për sekretare të botohen vetëm ato që do pushtetari. Ata që e kanë hequr në kurriz e dinë, dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe qejfmbetur por të përmbledhura ishin edhe shkrimet pa interes, gjithshka ishte grupuar sipas reagimeve të njerëzve…prandaj duroni dhe bëni opozitë konstruktive jo destruktive se sado ti paguani, populli do zgjedhë të votojë atë që i ngjall besim. Ti e dashur Monika nuk ngjall besim me politikën që ndjek.

  • Nese ka njeri te flase per listen on-line te kryeministrit jeni ju gjysme hena e Like floririt.Ju duhet te ishit te paret ne liste.por del dhe provokon qe ja Kokelopa im beri gjithe ate vjedhje dhe se kap kush.Mos e ke merak urte e bute dhe Likja do te pergjigjet nje dite.

  • KJo budallaçka, popullin shqiptar e quan spiun qe ankohet per njerez te korruptuar me emra e mbiemra. Po çfare do me kjo, apo parate e Ilirit ne vend e jashte vendit deri ne Kongo?

  • Eshte e ‘pakapshme ‘ zonja. U ngopen te punesuarit e LSI-SE dhe ka frike kjo se mos do ti duhet ti ushqeje po i nxorren ne rruge.

  • Mos ka dale edhe emri i i hajdutit te familjes tende moj letyre ?
    Po nuk ka dale tek lista e ranes,ka hyre tek lista e popullit shqiptar.

  • Me gjithe respektin ndaj Jush,desha tju bej nje verejteje qe ne fillim,para se tju uroj per detyren e kryetares.
    Do te ishte me mire qe qysh ne fillim te spjegonit idealin e kauzes suaj si nje parti e majte tashme ne opozite per te mos coroditur tuajet dhe poullin. Dhe e dyta kauza me te cilen ju u hodhet ne sulm bshke me imituesat gati identike (shume qesharake) per vjedhje votash jo vetem nje absurd por edhe nje fyerje te dinjitet popullor nuk ju nderon.
    Sepse edhenese jane vjedhur vota nuk mund t’i kete vjedhur Edi po i ka blere POPULLI jone . Ne jemi gjalle dhe jemi ketu nxirrni me emra ashtu si populli i nxori dhe EDI deklaroi sipas atij qe thote populli.
    Ju lutemi mos na fyeni!

  • cfare mut politikanesh jane keta, kjo qenka fycke fare…
    cfare do te thote kjo kryetraja fringo me gjithe kete vulgaritet e absurditete
    keta qenkan si nje bande rrugacesh qe shfryjne hajvanlleqe gjithe diten dhe nuk shohin dot me tej se hunda e tyre
    (nuk esshte vetem kjo, eshte gjithe kryesia )

    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

      O malo,mos na u merzit Ti,se Monika me Meten e berishovicin me shoke e shoqe nje funte turpshem,e te shpejt do te kene,ku e djeshja dhe e sotmja do ti duket nje enderr e bukur,dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve qe kerkone drejtesi dhe jo binjakezim me djallin.

  • Merre vesh moj e Kozmait se po ju vjen dite e qametit..duro dhe pak e te 7 penxheret e keni vendin..partia parazite e familjare..

  • Pse keshtu moj zonje ?! Kushdo qe do iu nxjerre ne shesh fytyren tuaj te felliqur , do etiketohet si spiun ?! Pse , cdo deshmitar per cfardo ceshtje , per ju na qenka spiun ? A nuk perben ky qendrim i yt nje kercenim per kedo qe do guxoje te flase kunder krimit e padrejtesive?! Cfar e di veten ti moj e perdale , se do te jesh ne gjendje te ndalesh ortekun e urrejtjes e neverise qe populli ndjen per kusarine marramendese te Ilirit e tenden si familje hajdutesh ? Populli iu ka fiksuar me ze e me figure , se cfat mut partie e lideresh jini , prandaj nuk mallengjen askend me keto idjotesite e tua !

  • Oje e Metes.Sa e keni femijne.Nese nuk ka arrite te behet politikan mos e dorezoni Lopen Parti.Sepse nuk do integroheni sic duhet.Te humbasin Lopa Parti ne dore te nji tjatri asht humbje fatale e familjarve te kryqezuar kryemadhja me liken e floririt ne dashuri me Lopen Parti Integruese.

  • Ti moj “zogez” akuzon Ramen per liste te zeze, te cilen ai e ka formuar nga ankesat publike ne mjetet e ndryshme te komunikimit!
    Per te njejten gje duhet te akuzohesh edhe ti, pasi ne mjete e komunikimit publik ti ke renditur nje lum akuzash per nje mori njerezish, nder ta edhe Ramen!
    Mos valle edhe kjo jotja eshte “:liste e zeze”?
    Ti e gezoke kete te drejte ndersa Rama jo!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *