Agron Duka thyen heshtjen: Gabimi që bëmë në zgjedhje dhe e ardhmja e PAA

Gazeta Dita

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili kandidoi në listat e PD, por nuk arriti të marrë mandatin ka folur për të ardhmen e partisë që drejton si dhe marrëveshjen Rama-Basha.

Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të PAA, Duka thotë se vendimi për të mos konkurruar vetëm, por në listën e PD ishte një gabim dhe përgjegjësia bie mbi kryetarin. Agron Duka shprehet se PAA është një parti e vjetër dhe do vijojë të punojë pavarësisht se nuk ka përfaqësim në Parlament.

Satusi i Agron Dukës:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste!
Pas një periudhe të nevojshme reflektimi, mendoj që disa gjëra dhe paqartësi duhen sqaruar për të ardhmen e kësaj force politike .
Së pari dua ti drejtohem atyre që më pyesin nëpërmjet mesazheve nëse do vazhdojmë të punojmë si PAA apo si rezultat i marrëveshjes
Basha – Rama, nuk do të ketë më parti të vogla dhe si pasojë do të shkrihemi me PD.
PAA është një parti e vjetër në skenën politike shqiptare e cila ka lindur si përfaqësuese e banorëve të zonave rurale, për ti dhënë rrugë zgjidhjeve problemeve të shumta që ka bujqësia dhe blektoria.

Ajo ka në programin e saj gjithashtu çështjet e agroindustrisë dhe mjedisit dhe të gjitha këto çështje, unë mendoj që më mirë se PAA nuk mund ti trajojë asnjë parti tjetër, sepse ajo ka në gjirin e saj specialistët më të mirë të këtyre fushave.

Janë bërë edhe në të shkuarën përpjekje për të asimiluar partitë e vogla por ata gjithmonë kanë dështuar.
Duke e parë në këtë këndvështrim, megjithë rezultatin negativ të zgjedhjeve parlamentare, ne nuk kemi pse vëmë në dyshim egzistencën dhe misionin e PAA-së për të ardhmen.

PAA nuk u provua duke konkuruar më vete, por në kushtet e krijuara pas marrëveshjes së dy forcave të mëdha politike, kandidatët tanë si dhe strukturat e PAA punuan shume në fushatën elektorale në vazhdimësi të punës të filluar që prej një viti, por duke qënë në siglën e PD, puna e tyre nuk pati asnjë mundësi që të dilte në pah e si pasojë, nuk mundëm të siguronim asnjë përfaqësues në parlament për katër vitet e ardhëshme.

Me këte rast dua të falenderoj z. Adi Haxhiymeri, z. Olsi Cukaj,
z. Edmond Biçoku, z. Bujar Huqi dhe të gjithë ata që punuan e kontribuan në këtë fushatë elektorale .
Vendimi për të mos konkuruar vetëm, ishte një vendim që u mor në konsultë me strukturat e PAA, ku shumica prej tyre duke menduar që nuk kishim numërues e komisioner dhe duke qënë se numri i votave të nevojshme për një mandat rritej shumë, gjykuan se dalja më vete na penalizonte shumë dhe fatkeqēsisht ky vendim rezultoi i gabuar.

Si rezultat përgjegjesia kryesore në raste te tilla bie mbi Kryetarin dhe për këtë, do të diskutojmë në mbledhjen më të afërt të forumeve .
Së dyti pati edhe nga ata të cilët kandidimin në siglën e PD nuk e përkrahën dhe si pasojë ose nuk erdhën fare në fushatë duke shprehur hapur disaprovimin e tyre, ose punuan pa impenjimin maksimal.

Unë mendoj që këta persona, të cilët më parë kishin dhënë kontributin e tyre me shumë devotshmëri në ringritjen e strukturave të PAA në fushatên për zgjedhjet e pjesëshme nê Kolonjë ..etj nuk kanë përse tërhiqen nga jeta politike pranë PAA, por të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sepse ne humbëm një betejë por jo luftën për zgjidhjen e çështjeve për të cilën egziston kjo parti.

Me respekt!

Agron Duka

Share This Article
4 Comments
  • Me daten 7 korrik i kam derguar gazetes “Dita” nje shkrim te shkurter mbi krijimin e Partise Agrare dhe midis te tjerash shkruaj “se më pëlqeu sinqeriteti i tij (Agron Dukës) pas zgjedhjeve te 25 qershorit, por ketu po lexoj se kryetari Partise Agrare po e verteton ate qe kam thene. Perseri me vjen mire. Duke mos u zgjatur me komentin, gazeta “Dita” nuk e ka nxjerrur akoma shkrimin tim. Nepermjet tij njerezit do te mesonin ndonje te vertete nga personazhe qe e kane jetuar ate kohe dhe nuk e kam pare te thuhet gjekundi. Po kjo s’ka shume rendesi. E rendesishme eshte qe Partia Agrare te kryej misionin e saj.

    • Nuk ka bythe Partia Agrare te kryeje misione o Bashkimo.I vetmi mision i kesaj Partie,parti i thencin,ishte me u bo Goni deputet.

  • Autokritika eshte e drejte por do ishte me mire te ishte bere me heret.Persa i takon partive te vogla ,Partia agrfare e quajtur nga Xhuveli dhe Ambjentaliste,eshte parti e vjeter dhe mendoj qe autokritika do vlej dhe per 4 vite do jete nje nga forcat kryesore.Do jete para LSI,PDIJ kurse Sfidat dhe Librat nuk i llogarit.Programi dhe antarsia jane bindes per kete.

  • Per sa kohe ne ate parti te jete”Xhuveleria”,partia agrare do te mbetet ne “klase” Me vjen keq per ju Agron Duka qe muaret mendjen e lufterit , Ai e jetoi kohen e vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *