Napoli dhe Lazio fitojnë 17 dhe 16 me zero

Gazeta Dita

Napoli i Sarri-t ka zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore për sezonin e ri dhe kanë qenë plot 17 golat e shënuar në ndeshjen e luajtur në Dimaro kundër Bassa Anaunia. Protagonisti i takimit ka qenë belgu Dries Mertens, autor i gjashtë golave.

Është paraqitur mirë edhe Arkadiusz Milik: tre gola për të. Kanë shënuar edhe Insigne me Giaçherini-n (dygolësha), Allan, Maksimovic, Rog dhe Pavoletti.

Fitore e thellë edhe për Lazio-n. Kundërshtari nuk ka qenë prestigjioz, por gjashtë në 45 minuta nuk janë pak.

Testi i parë i sezonit të ri të Lazio-s, kundër diletantëve të Auronzo-s, është mbyllur me rezultatin e thellë 16-0 për skuadrën e Simone Inzaghi-t. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Keita Balde, i cili, ashtu si Mertens, ka realizuar plot gjashtë gola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *