Ishin në listën e Ramës, Llalla shkarkon dy drejtues të prokurorive

Gazeta Dita

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka marrë vendimin të shkarkojë dy drejtues prokurorish, pasi emrat e tyre u përfshinë në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar, të publikuar në FB nga kryeministri Rama.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thonë se ata janë Hysni Vata, kreu i Prokurorisë së Laçit dhe tjetri kreu i Prokurorisë së Korçës, Kol Hysenaj.

Vendimi është marrë pasi emrat e tyre kanë dalë në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar sipas denoncimeve në faqen e kryeministrit Rama. Lista në fjalë ka ngjallur shumë debate.

Share This Article
6 Comments
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

      O Arben,nuke eshte per t’u tallur me rastet,por eshte per te vene kujen,pra qare me lot,kur shikon se si gjykates,prokurror,noter,avoketer seksere gjykatesish e prokuroresh,zyrtare te tri pushteteve dhe politikane keto tutore semaforesh pushtetesh,qe kapardisen si gjeli siper plehut te tyre per ndershmeri njerezore,packa se ato jane te binjekezuar me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe popullore e medjatike,si pjese e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot,te vjen neveri dhe thua;a do te funksionoje ndonjeher ligji mbi maliqin ne Shqiperi,apo rrumpalle hesapi?Jo, ligji shume shpejt dote funksionoje ne sherbim te shtetit te se Drejtes dhe keto gjykates,prokurore,avoketer,notere,zyrtare te c’do istitucioni qofshin si dhe politikane keto tutore semaforesh shterore,shume shpejt do te mbeten nje ender e keqe e se kaluares,doni apo nuke doni ju e ramovicine e berishovicin apo metovicin,bashovicin e medijovicin me shoke e shoqe.Drejtesia do te vihet ne vend.Gjaku i mijra dejemve e vajzave te rene ne luften per Liri e Demokraci nuke do te shkoje dem.Besoni.

      • TE LARGOHEJ KORRUPSIONI ME FLETE-RRUFE, E KISHIM LARGUAR ME KOHE.

        NUK PO SHOHIM NDONJE PROPOZIM NGA SHOKU EDVER PER MENYREN, SI MENDON AI TE LARGOJME KORRUPSIONIN.

        KJO METODA ME FLETE-RRUFE ESHTE SHUME FEMIJENORE, DHE E SIGURT SE NUK JEP PERFUNDIME.

        RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Z.Llalla!

    Mos ke ngatruar emrat me biemrat.
    Hysni Vata dhe kole Hysenaj.Mos asht e kunderta:
    Hysni Hysenaj dhe Kole Vataj.
    Shifi dhe njihere listen.

  • Llalla nuk ka pse te presi lista nga njeri apo tjetri, qofte ky edhe k/ministri. Prokuroria eshte organ i pavarur dhe si i tille vepron ne kohen e duhur, pa marre doren nga askush, nese ve[pron ndryshe kjo prokurori eshte inegzistente.

  • Mire beri qe i shkarkoj por ka shkelur ligjin se me pare duhej ti verifikonte .Mos valle ua dinte bemat por donte nje justifikim qe ti shkarkonte?Ky veprim mba ere jo te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *