“Corriere Dello Sport”, speciale për Thomas Strakoshën

Ornela

Thomas Strakosha është tashmë numri një i portës së Lacios, pa pasur askënd me të cilin të rivalizojë dhe t’i mohojë atij vlerat.

“Corriere Dello Sport”, i ka kushtuar shqiptarit një speciale, ku përshkruan të gjithë karrierën e portierit në Itali.

“Dy vite më parë, ai ishte portier i dytë te Salerno.

Pak minuta në dispozicion dhe një portier tek i cili nuk i hidhte sytë askush për t’i besuar. Më vonë, te Lacio u caktua i treti, me Marketin që dukej si i pazëvendësueshëm.

Mirëpo, në shtatorin e shkuar, një dëmtim i Marketit i dha shansin e artë të debutonte në Milano.

Nga ajo ndeshje, Strakosha ka marrë në dorë çelësat e portës së Lacios.

Kokulur, punëtor si në ditën e parë dhe me besimin dhe bekimin e të gjithëve, që nga përgatitësi Grixhoni, është gati për sezonin e dytë: Atë të konfirmimit…”, shkruan ndër të tjera Corriere për shqiptarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *