Disa thënie shqiptarësh të mençur

anazapta

“Dita”!  Në vitet 1899, Sami Frashëri, një nga legjendat shqiptare të diturisë ka thënë “i gjori shqiptar është i shqetësuar ditë e natë, të rrijë me armë në dorë që të ruajë gjënë e shtrenjtë të shpirtit, jetën, pasurinë, dinjitetin, se më të shumtën e herëve qeveritë bashkohen me hajdutin, kriminelin, për të rrjepur njerëzit e ndershëm”. Vazhdon më tej Naim Frashëri, i bënë thirrje popullit “Bashkohuni bëhuni vëllezër të gjithë shqiptar, fali ditët e bardha Shqipërisë, nxirru të vërtetën në shesh, errësira të shpërndahet, gënjeshtra të pushoj”. Më tej, një fjalë e mençur vjen nga FAN NOLI “dhe shakaxhinjtë që pretendojnë për liberalizim”. Kur shkel liritë e popullit dhe shkatërron arkën e shtetit, për të arritur qëllimet e tij personale, e ky shakaxhi sot vjen e kërkon votëbesim, për të mbaruar shakanë që ka nisur mbi kurrizin e këtij shteti të mjerë. Dhe më tej, po një nga atdhetarët më në zë të asaj kohe, Naum Veqilharxhi shkruan: “Shqiptar ka ardhur koha të mendojë më me pjekuri, më me guxim, të ndërrojmë udhë duke marrë si shembull kombet e përparuara, kështu një ditë edhe ne me vullnet të Zotit të rreshtohemi vendeve të qytetëruara. Le të shkojmë me ballë hapur, me guxim, durim dhe këmbëngulje”. Veç orientimeve të këtyre atdhedashësve, Shqipëria bëhet duke larguar smirën nga njëri-tjetri,  xhelozinë, urrejtjen për njëri-tjetrin. Atëherë do të realizojmë ato ëndrra që deri sot janë të pa realizueshme, por ky sistem që është s’besoj se do toleroj një “RILINDJE” për të ardhmen e një qytetërimi. ZOTI BËFTË PUNË! Faleminderit.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *