Man United, klubi më I shtrenjtë në Europë

redaktor

Manchester United nuk ka rivalë.

Reali i Madridit dhe Barcelona munden thjesht ta ndjekin në garën për të ardhurat.

“Djajtë e Kuq” janë klubi më i shtrenjtë i Europës dhe i treti në rang klubesh në planet.

V Dallas Cowboys në NFL që vlerësohet 3.25 miliardë Pound mban vendin e parë si klubi më I shtrenjtë sportiv në të gjithë rruzullin tokësor.

Shkalla e dytë e podiumit shkon për skuadrën e bejsbollit New York Yankees me 2.86 miliardë,

Ndërsa Manchester United mban pozicionin e tretë me 2.85 miliardë pound.

Në fakt, Manchester United ka pësuar një rritje të konsiderueshme, plot 11 % gjatë vitit të fundit.

Barcelona mban vendin e 4 me 2.81 miliardë, ndërsa Reali i Madridit mban vendin e pestë

me 2.77 miliardë.

Pavarësisht sukseseve në Champions League, “Los Blancos” nuk kanë arritur ta ruajnë pozicionin e tretë që mbanin në vitin 2015.

Në total vetëm 7 klube futbolli figurojnë në klasifikimin e 50 klubeve më të shtrenjta të sportit botëror

Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munchen janë 5 të tjerat.

Përsa I përket basketbollit, ekipi më i shtrenjtë është New York Knicks me 2.5 miliardë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *