Tentoi t’i vidhte makinën në oborr, i zoti i shtëpisë dorëzon hajdutin në polici

anazapta

Kap hajdutin duke i vjedhur makinën në oborrin e shtëpisë, e dorëzon në polici.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Borizanë të Krujës, ku A.K. ka kapur në oborrin e banesës së tij në flagrancë shtetasin Viktor Gjergji, 42 vjeç, nga Gjegjan i Pukës, i cili po përpiqej të vidhte automjetin tip Benz, me targa LA 5604 A.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes të së dielës, ndërsa pronari i mjetit e ka denoncuar krimin në policinë e Krujës sot në mëngjes, duke dorëzuar edhe autorin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *