Ironia e Dojakës: Çami 100 karat, Salvatore Costanzo

anazapta

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka gjatë një interviste në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare komentoi dhe gjestin e Shpëtim Idrizit për të spostuar datën e kujtimit të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Dojaka akuzoi kreun e PDIU se po përdor çështjen çame për interesa personale dhe elektorale.

“Kjo është ndoshta një nga arsyet ku unë do të tentoja të isha më i heshtur, por nuk mund të rri pa denoncuar përdorimin e radhës, ndoshta më të kobshin që Shpëtim Idrizi po i bën çështjes çame. Këtë e them për arsyen e vetme se komuniteti çam genodicin e tij që mban mbi shpinë prej 70 vitesh, që nga viti 1994 e përkujton këtë datë më 27 qershor. Kjo datë nuk është e rastësishme, por është vendosur më 30 qershor të vitit 1994.

Këtë datë nuk e shpall as Shpëtim Idrizi, as Artur Dojaka. Kjo datë tregon edhe njëherë përdorimin që Shpëtim Idrizi i ka bërë çështjes çame për ta futur atë në fushatë. Të kishim pritur edhe këtë javë për të përkujtuar këtë datë. Është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe në fakt komuniteti çam e ka bojkotuar vajtjen në Kllogjer”, u shpreh kreu i AP-së. Sipas tij është 27 qershori data e gjenocidit.

“E sjell në datën 19 qershor thjesht që të jetë para votimeve. Ndërkohë që s’ben vaki qe dikush ne varreza te tunde flamur partiak. Shpetim Idrizi e ben kete me flamujt e PDIU, por në të njëjtën kohë ne shikojmë që aty nuk ka asgjë për t’u përuruar. Janë disa skeleri, disa punime të papërfunduara të cilat jo pak por kane fituar nje tender prej 1 miliar lekesh te qytetarëve shqiptarë dhe kjo nga një kompani “Blumar-Skelë” sh.p.k nga një çam 100 karat Salvatore Costanzo. Unë dua të garantoj jo vetëm komunitetin çam, por mbarë shqiptarët që kushdo që ka ngjyer majën e lapsit, gishtin, kovën e eskavatorit apo çdo gjë tjetër, pas datës 23 qershorit do të përgjigjet për këtë pikë. Ne jemi të hapur që të bashkohen të gjithë me ne, por jo për afera korruptive. Por të bashkohen të gjithë për atë amanet që ne kemi mbi supe. Kjo është ajo çka Aleanca Popullore ofron”, përfundoi Dojaka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *