Gazeta gjermane Bild pretendon se RB Leipzig ka refuzuar 65 milionë euro për Naby Keita, duke i dhënë një mesazh të qartë Liverpool se lojtari nuk është në shitje.
E vetmja mënyrë që lojtari të transferohet te të Kuqtë është nëse ai vetë kërkon largimin nga klubi i Bundesliga-s. Liverpool me sa duket nuk do të dorëzohet dhe do të përgatisë një tjetër ofertë për mesfushorin nga Guinea.
Keita mbetet prioriteti kryesor i Jurgen Klopp për sezonin 2017/18.
Me sa duket Liverpool nuk i ka humbur shpresat dhe do të luftojë deri në ditën e fundit të merkatos për të transferuar lojtarin.
Klopp nuk do të ishte i kënaqu me asnjë alternativë tjetër përveç Keita, por Leipzig, që u rendit në vend të dytë sezonin e kaluar, do të pranonte të shiste xhevahirin e tij vetëm nëse vjen një ofertë stratosferike.
