Selami: Basha do të bashkëqeverisë me Ramën

redaktor

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kandidati i Partisë Demokratike Eduard Selami lëshoi akuza të forta edhe në drejtim të rivalit të tij, Lulzim Basha.

Selami: Unë i kam thënë Bashës tërhiq ministrat teknik, ai si ka tërhequr, prandaj unë mendoj se kjo është ajo pjesë e marrëveshjes, që do të bashkëqeverisë, ai është në koalicion, është fakt, zgjedhjet kanë mbaruar, pse i mban ministrat në qeveri.

Ramën e legjitimuan votusit dhe jo Lulzim Basha. Ramën e legjitimuan votusit dhe jo Lulzim Basha. Topalli dhe Imami, pasi nuk e panë veten në listë, kërkuan dorëheqjen e kryetarit para zgjedhjeve. Unë mendoj se kur është fushatë është fushatë, nuk është koha për analizë.

Basha më ka ftuar për të qenë nënkryetar i Partisë Demokratike në 2013, por nuk e kam pranuar.

Rakipi: Ka zëra që ju kanë ofruar një post për ambasador në SHBA?

Selami: Nuk është e vërtetë. Nuk do të pranojë asnjë post në 4 vitet e ardhshme.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *