Epigrame për politikanë dhe sharlatanë

Dita
Deputetet, duke mbajtur nje minute heshtje gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore". /r/n/r/nLawmakers, during a parliamentary session.

1. Lulëzim Bashës

Vite që mirrem me ty,
po tamam s’ta kam marrë dorën,
ndaj do them fjalët e Metës:
“Luli gënjen dhe për orën!”

2. Shpëtim Idrizit

Ishe fare bukuri,
po ktheve pushkën nga Rama,
ndaj dhe ty me gjithë parti,
këtë verë keq të ra flama!

3. Ilir Metës

Në vite u afirmove,
nga të gjithë më shumë talent,
po s’e di pse u shfazove,
sa u bëre President?!

4. Edi Ramës

Në një histori përjetë,
këtu do mbetet tepsia,
po tepsia prapë do jetë,
dhe të mos jetë LSI-ja!

5. Nardi Ndokës

Me ty shumë bëjnë shaka,
si filozof me shumë mënd,
si mund të jesh budalla,
kur gjithmonë je në Kuvënd?!

6. Luan Ramës

Ditë për ditë me plot pasion,
e ke grirë qeverinë,
ata që humbasin luftën,
s’mund ta shkruajnë historinë!

7. Petrit Vasilit

Kryetar u bëre kot,
dy muaj s’e shtyve dot,
ai zjarr në atë përrua,
kur u ndez e kur u shua?!

8. Gramoz Ruçit

Një shtyllë e fortë çeliku,
në PS Gramozi mbeti,
rasti i rrallë ku përputhet,
emri dhe realiteti!

9. Spartak Ngjelës

Je mjeshtër i polemikës,
asnjëherë s’je kapur mat,
po të ishe deputet,
Kuvendi do kishte fat!

10. Arta Dades

E bukur-por e paepur,
ndënje ballë për ballë stuhisë,
s’e kuptoj si të kanë hequr,
në kulmin e pjekurisë?!

11. Bujar Leskajt

Për njerëzit që kemi hasur,
s’është dhe aq kollaj të shkruhet,
po ti-o Bujar i dashur,
je më i mirë se sa duhet!

A. Duka

Share This Article
2 Comments
  • I ke qare keto epigrame po ke gabuar per Bujar Leskaj.Eshte i korruptuar gjer ku nuk mban ma.Te gjithe pasurine qe kavene e ka me rryshfete te majme.Per like Floririn mos u nxito!!!.Prit te vije 24 korriku.E mira eshte te mos votohet se nuk do te kete kuptim reforma per drejtesi dhe Vetingu.Like Floriri eshte Maja e Banditizmit Politik.Miliardat qe kavene ,i ka nga Gjobat,tenderat,grabitjet e Pronave ,rryshfetet. .Per Lul Sumkapucin e ke qare .Ai eshte tamam si Kurvat!!!.Kur i kerkon takim nje kurve ,kurre nuk thote JO dhe nuk te vjen ne takim,keshtu dhe Lulka kurre nuk thote JO dhe te RREN.Po Sali Kriminelin e ke Harruar?.Me duket se ka per te vrare veten ,se nuk i punon Bibilushi!! C’e do Jeten pa Bibilush ne Forme?
    Jam simpatizant i yti .Gjithe kete kohe kam pare shume filma per Stalinin.Thone qe ka vrare shoket e vet!! Ne fakt te gjithe e kane merituar .Turli legenash kane qene.Te ishte ndonje si Ai ne Shqiperi sot ,do ti kalonte ne Sater Te gjithe ato qe permend Zotrote.

  • Te goditura si gjithmone poezite e tua,Arben! Vetem per sheikun e skraparit,mendoj se mund te gjeje perkufizime dhe epitete me te goditura,megjithese populli i di mire aftesite e kameleonit gjakpires,pasardhesit te Berishes ose le te themi dopjo gjashtes qe na ka ngelur ne dore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *