E vërteta për Enver Hoxhën përballë antikomunistëve në veprim

Dita

Reagim për shkrimin e botuar në ‘DITA’ me titullin “Një anglez te varri i Enver Hoxhës”

Muharrem Xhafa

Të shkruash sot një fjalë të mirë për Enver Hoxhën, duket gati si një krim i tmerrshëm. Menjëherë do të fillojnë të turren taborret e grafomanëve antikomunistë, pinjollë ballistësh e kolaboracionistësh gjithfarësh që nuk kanë asnjë kufi dhe limit në të keqen e tyre dhe në mendjen e tyre të mbrapshtë. Pavarësisht se Enver Hoxha është ai që na nxori në dritë, e çliroi këtë vend nga robëria fashiste dhe ndërtoi një shtet modern për gjysmë shekulli me radhë dhe na dha një emër shumë të nderuar në të gjithë botën. E, megjithatë, kundërshtarët e tij që dolën nga vrimat në vitin 1990 dhe për 27 vjet me radhë hipin e zbresin në pushtet, nuk rreshtin së shari e së mallkuari. Duan të kthejnë përmbys historinë, por e kanë të pamundur! Në fakt koha ka treguar se këta antikomunistë dhe antienveristë të tërbuar diskreditohen gjithnjë e më shumë në sytë e këtij populli që e di shumë mirë se si qëndron e vërteta dhe cili ishte dhe mbetet Enver Hoxha.

Enver Hoxha është dhe mbetet një udhëheqës planetar! Mësimet e Enverit kanë mbështetje e ndikim në gjithë botën proletare, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga vdekja e tij! Pavarësisht se këtu politikanët tanë kanë frikë t’i përmendin edhe emrin apo dridhen kur shfaqet ndonjë fotografi e Enverit.

Kjo është kështu! Kujt i vjen keq, të keqen ta kërkojë te vetja!

Publiku është njohur me shkrimin – “Një anglez te varri i Enver Hoxhës – Aventurat’ e një turisti anglez në Shqipëri”, shkruar me vërtetësi nga gazetari Dash Frashëri dhe botuar në gazetën “Dita”, më 10 korrik 2017. Ky shkrim përcillte hapur mesazhin e mençur të një turisti britanik, Mark Leslie, (i ati i të cilit kishte qenë ish-ushtarak aleat në Luftën e Dytë Botërore pranë forcave partizane të LANÇ-it) drejtues sot i një Kompanie Sigurimesh në Angli.

Marr shkas nga ky shkrim te them se Leslie i jep shtetit shqiptar një mësim të fortë për qëndrimin kundër Enver Hoxhës dhe një shuplake syve antikomunistëve, antienveristëve dhe neofashistëve! Po jo vetëm këtyre! Mesazhi i Mark Leslie-it duhet të ngulet në memorien e shtetit e në mendjen e antikomunistëve, e të gjithëve, sepse ai s’është as komunist e as një enverist shqiptar, po një britanik, patriot i vendit të vet.

Që shteti borgjez dhe antikomunistët shqiptare kanë marrë e marrin “dacka fytyrës” per opinionet e qëndrimet antikombëtare te tyre ndaj Enver Hoxhës, kjo s’është hera e pare! Dhe jo vetëm nga te huaj! Shume intelektuale e njerëz te mençur te botes (edhe shqiptare) nga te gjitha kontinentet (sidomos SHBA dhe Europë) kanë ardhur dhe herë tjetër në Shqipëri ose si turistë për të vizituar posaçërisht varrin e Udhëheqësit ose si turistë për të njohur Shqipërinë e njëherësh për të vizituar varrin e Enverit. Tjetër gjë që mediat shqiptare kanë heshtur si për raste të këtilla, ashtu edhe për rastet e vlerësimeve të bëra figurës së Enver Hoxhës në mediat demokratike – progresiste te botes!

Pa e glorifikuar, “Dita” duhet përshëndetur për këtë publikim të kontributeve të Enver Hoxhës të thëna nga një i huaj! Përndryshe, do te ndodhte ashtu si herët e tjera dhe publiku shqiptar nuk do te merrte vesh çfarë anglezi pati thënë për Enver Hoxhën ne vizitën e parë të tij në Shqipëri, me 1987 dhe çfarë ai tha në vizitën e tij të dytë, korrik 2017, pas 30 vjetësh! Këtu s’është fjala për t’i thurur lavde Mark Leslie-it, se ky turist i huaj mund të ishte edhe një amerikan, një sovjetik, një francez a një tjetër antifashist. Po nderi i takoi Leslie, sepse ky bir antifashisti anglez erdhi në Shqipëri, jo si më 1987, po posaçërisht dhe vetë i tretë, i shoqëruar prej dy djemve të tij, për të kryer një detyrim shpirtëror, po edhe më shumë se kaq, te varri i Enver Hoxhës, të cilin i ati i tij e kishte njohur nga afër në zjarrin e Luftës së Dytë Botërore dhe për t’u treguar djemve se kush ishte Enver Hoxha i Shqipërisë dhe i botës!

E theksoj dhe e veçoj këtë fakt pasi ky nuk është i vetmi kontribut i gazetës ‘DITA’. Në vijimësi dhe për vite me radhë kjo gazetë ka mbrojtur si rrallëkush Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëshmorët dhe fitoren e madhe që u arrit më 29 nëntor 1944. Duke mbrojtur këtë luftë dhe martirët e saj, gazeta u ka ngritur një monument të pavdekshëm partizanëve legjendarë dhe komandantit të tyre, Enver Hoxhës.

Pa qenë nevoja të jesh enverist, është prekëse për çdo shqiptar ajo që tregon Leslie, kur për herë të pare kishte vizituar varrin e Enverit më 1987! Anglezi thotë se varri i Enverit ishte atëherë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në krah te Monumentit “Nënë Shqipëri”, ideuar e i ngritur nga pushteti i tij, dhe se ishte habitur kur kishte parë që një udhëheqës i madh historik i fitores së LANÇ-it e i ndërtimit socialist të vendit të vet kishte një varr aq të thjeshtë, të kërkuar prej atij vetë! Po zhgënjimin më të madh Mark Leslie e përjeton, më korrik të këtij viti, në vizitën e dytë të tij, kur vëren që, me ndryshimin e regjimit e ardhjen në fuqi të partisë demokratike, varri i Komandantit nuk ishte më aty, po ishte hequr dhe çuar ne varrezat publike të Sharrës në Kombinat!

Këmbëngulës për arritjen e misionit të tij të posaçëm, veçse jo pa peripeci për një të huaj, Leslie e gjen varrin e Enverit dhe vendos lule të freskëta mbi “malin” me lulet që gjeti, në shenjë nderimi e respekti të thellë për Enver Hoxhën si luftëtar i madh antifashist e Komandant i Përgjithshëm i LANÇ-it dhe si udhëheqës i shquar i ndërtimit socialit.

Po jo vetëm kaq:

Anglezi Leslie ishte trishtuar kur kishte pare te shkatërruar Muzeun e Enverit, qe sot, thote ai, thirrej “Piramida”! Historia, qorton anglezi, është pjese e rëndësishme e kujtesës se nje kombi dhe se askujt nuk i lejohet te sillet kështu me historinë e nje populli! Këtë qëndrim te gabuar e te turpshëm, anglezi thotë se e pashë dhe kur vizitova Bunk’ Art 2, në të cilin ishte ekspozuar “vetëm ana e keqe” e figurës së Enver Hoxhës, po askush nuk mund të thotë se Enveri kishte ndikim “vetëm negativ”, kur njihen botërisht vlerat e ndikimi pozitiv që Udhëheqësi ka pasur në popull, për çlirimin e Atdheut dhe ndërtimin e mbrojtjen e vendit!

Mark Leslie nuk mund t’i kërkohet të flasë si të ishte një komunist anglez, por gjesti i tij i këtij viti dhe mesazhet e tij janë një thirrje, janë zëri i miliona njerëzve të progresit në mbështetje të burrit planetar shqiptar, Enver Hoxhës!

Share This Article
9 Comments
  • Kur PPSH u shnderrua, pas nje studimi shkencor ne pershtatje me situaten politike boterore, ne PS, duke e braktisur rrugen dogmatike te Enverit, ti Muharrem pse mbete te ura me tiranin dhe diktatorin gjoja “komunist” Enver Hoxha? Sistemi politik, ekonomik, juridik, kulturor, arsimor etj. i tij do te studiohen nga historia boterore si nje shembull i keq, se si nuk mund te ndertohet nje shoqeri socialiste. Ti i di me mire se une keto pune, por te pelqen te dukesh duke dale kunder rrymes.

  • Arber!
    Te gjithe ato qe i kundervihen Enver Hoxhes jane ne kunder rrymen historike me fakte te pastra e te pakundershtushme.
    Zogu mbret nuk kishte asgja bashkohore ne jeten social ekonomike.Cdo gje primitive ne krahasimin me kohen.
    Enveri solli lirin dhe emapcipoi femnen e mbuluar me carqaf e byrde turke te pa shkolluar ne nji femer te shkolluar qe ka fatin e jetes ne duart e veta pa carqafe e byrde injorantesh,dhe gjithe shoqerine.Ndryshoj komplet bujqesin primitive ne bujqesi bashkohore.Ngriti ne nivel bashkohor industrin e lehte dhe ushqimore arriti te ngrej dhe ate industriale per popullin dhe per luften.Gjithe keto i perjetuam dhe dihen.Mund ti gjeni ne faqet e historise te shqiperise dhe ne ato te historise se botes.
    Sot demokraci quhet dhe vlersohet qe ti pervishesh me sa taket te kesh monizmit te E.Hoxhes.Aq sa te perfundosh me shume lavdi me termin e shpikur te vicidolistit Hoxhishtes.Qe ky zotrrotet nuk ia jipte doren as kujte per te mos i marre iomazhin dhe aromen e hoxhishtit nga dora e vrerosurit vicidolas.
    Nuk ka njeri pa te meta kur punon dhe jeton.Por per cdo njeri historia vlerson si te metat dhe dobesit.Por kur ballanca anon nga pozitivja te metat nuk krijojn humbje ne lavdin e njeriut.Njeriu mbetet me lavdi te perjetshme.

  • Dy, tre gjera. Regjimi i Enverit ishte terrorist, shtypes dhe despotik i papare. Por gjate kohes se tij Shqiperia ndryshoi faqe rrenjesisht. Nga nje muze i injorances dhe prapambetjes anadollake u kthye ne nje shtet modern ne te gjitha drejtimet. Njekohesisht Enver Hoxha pati meriten qe i ktheu majmunet e mbuluar nga mjerimi, injoranca, ferexheja, brekushet etj ne Njerez.

  • SHKATRRIMI I VLERAVE dhe propoganda si një nga disiplinat e hekurta të shërdhatokracisë 27 vjeçare të klasës politike shqiptare ,tërboi njerzit dhe shkatrroi me themel këtë vendë .

    Kjo politikë konfliktualiteti është bërë një nga mënyrat me efiçente të shpërlarjes së TRURIT të një kombi me qëllim për të vjedhur ,dhe për të vrarë popullin e vetë !…

    Prandaj klasa politike përdor vetëm një kulturë kujtese e cila i shehë krimet vetëm në njërën anë ,te sistemi totalitar dhe udhëheqesi i sajë E.Hoxha ,kjo politikë pashmangërisht i hap rrugë dhe prodhoi rrezikun e shfrytëzimit të krimeve kaluara në shërbim të krimeve makabrae të sotme, duke i justifikuar se këto jan të kohës të Enverit ,kur dëmi i bëhet sot popullit pikrisht nga politika e sotme shfrytzuese kapitaliste .

    Pra krimet e sistemit të dytë 27 vjeçar janë shumë herë më të rënda dhe të pa pranueshme ,kjo prodhon rrezikun e mosndëshkimit të hajdutve,vrasësve dhe tradhëtarve të kombit ,pra idologjia e dytë kapitaliste po legjitimon mosndëshkimin ,diskreminimin , për vrasjet dhe shkatrrimet masive që ju bë ekonomisë ,ushtrisë
    ,bujqësisë ,industrisë dhe shkatrrimit total dhe vlerave të kombit.

    Përandaj pelegrinazhi i vazhdueshëm te varri lapidar i E.Hoxhës i bënë vetëm nderë vendit dhe kombit.!….

  • Jo katarakt jo nuk ishte as diktator, as shtypës e as gjakatar e xespotik. Të tillë e cilësojnë armiqtë e Shqipërisë, tradhëtarët dhe kriminelët të cilët nuk i linte të ngrinin kokën. Ai ishte sistemi më demokratik, dashamirës i masës së popullit dhe atdhetar i kl.parë.
    Prandaj dhe e zhvilloi, kulturoi dhe arsimoi vendin, të cilin e mbrojti me fanatizë

  • E.Hoxha ishte nje IDHULL-mjera ata qe e pergojojne.!
    Labi po lab. me te lumte ajo mendie atdhetare sa shkruani, per KRYEATDHETARIN dhe udheheqesin e pa shoq ENVR HOXHA qe se ben me NENA.Vec e solli ZOTI (si nje Gjergj Kastrioti -Skenderbe., per mbrodhesine e Atdheut tone ,udheheqes per nje gjysem shekulli.
    I perjetshem kujtimi tij.
    Mjere ata qe e pergojojne.
    Dhimbia e madhe POPULL. D.

  • ..nuk kemi nevojë të na e thonë të huajt vlerësimin për Enver Hoxhën.. njerëzit me tru shqiptarë e dijnë se atë që bëri Enveri nuk e bën më djalë nëne, sa të jetë Shqipëria.. ata që i janë sulur atij kollosi gjigand kanë të drejtë se ai ja u preu bilen… dhe pa të kanë mbetur akoma… madhkulli pa bile vetëm të llapi i mjeruar i ka mbetur… deri sa ti hollohet dhe zëri…

  • Sa me shume qe do te kalojne dekadat, aq me shume do te ngrihet madheshtua e Enver Hoxhes. Antifashist i kalibrit boteror, qe udhehoqi Luften per çlirim gjate tre vjetve. Burre Shteti qe udhehoqi nje popull te tere gjate gati nje gjysem shekulli, duke e marre nga mjerimi dhe e nxori ne drite me dinjitet, qe i dha emer dhe autoritet Shqiperise dhe shqiptarit. Po vet? Vet nuk la mbas asgje per vete: as vila, as libreze dhe asgje tjeter. Ata qe kritikojne sot Enver Hoxhen jane ose armiqte e tij (dhe te popullit), ose injorante a servile te pushtetit te radhes. Lavdi te madhi Enver Hoxha! Bravo gazeta “Dita”! Po thyen me shume guxim dhe kulture nje tabu. Urime, shoku Muharrem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *