Rekuiem për Namik Çanin

anazapta

Unë nuk erdha dot në mortin tënd dhe ndihem i brengosur. Isha larg “tre male kaptuar”. Po të flas me togfjalëshat e përdorur prej teje siç të pëlqente ty kur flisje për mitet e legjendat. Nuk e kanë fajin “tre malet kaptuar” miku im Namik. Por kjo kohë na ndau për së gjalli edhe brenda një mëhalle. Nuk m’u bë një telefonatë dhe unë për fat të zi nuk erdha dot të hedh një grusht dhe mbi arkivolin tënd o mik që e doje aq shumë Mashkullorën dhe Shqipërinë. Ne punuam bashkë në Gjirokastër e aty unë të kam njohur si atdhetar, simbol i mikut të mirë, nëna jote më dha bukë, gruaja Parashqevia na përcillte me natë për në qafat e Nëmërçkës gjithë merak, me Malon tek rrapi këndonim labçe e me Flamur Çanin në Komitet zgjidhnim hallet. E kam të vështirë i dashur Namik Çani ta skalis e shënjestroj portretin tënd. Më dridhet dora. Ju ishit mik i mirë, punove me shpirt për Gjirokastrën si mësues dhe në administratë, të thërriste koloriti i vendlindjes Mashkullorës, e mes gjirokastritëve ishe gjithë sharm. Kur poeti i ri Thanas Dino shkroi “Fikun e detit” dhe e flakën nga gazeta “Drita” për në Gjirokastër ju e morët në mbrojtje. Në botën tënde shpirtërore mungonte tisi i pesimizmit e humori buronte si Viroi në dimër.

namikVdekja jote i dashur Namik më befasoi gjer në skaj, se ti nuk e afroje kollaj kalin e vdekjes edhe pse e kishe një farë moshe. Me durim e dëgjueshmëri më thoje kur takoheshim në Tiranë se doje të rroje gjatë e ta kapërceje shekullin. Por vdekja e ka me vete “liçencën”. Tani që më mungon e kam të zorshme ta bëj biografinë pa autorizimin tënd. Si një rrëfimtar i madh për mashkulloritët e për miqtë e tu do të mbetesh pjesë e legjendës. Sarandjotëve do t’ju mungoj nëpër kafene e anës detit njeriu baladesk.

Tipari yt më i shquar ishte besnikëria. Kur me Myslimin erdhëm në Sarandë për çështjen e detit dhe kur im vëlla maste largësinë e Shkëmbit Barketa nga Ksamili unë i thoja atij se në rast rreziku ty të strehon e të mbron me armë në Kalanë e Lëkursit trimi Namik Çani. Grekërit nuk kanë për t’na i marrë 365 kilometrat e detit të shitur. Të kam kujtuar ato ditët e vështira që po kalonte Myslim Pasha. Nuk e di nga varreza ku pushon a duket Shkëmbi Barketa të cilin ti e mbrojte për shumë e shumë vite në kapërxyellet tronditëse të diktaturës.

Po për çfarë vlere tjetër më duhet të shkruaj në këtë copëz rrëfenje për ty që u ndave nga kjo jetë? Janë të shumta vlerat e tua. Ishe i zakonit e i odës. Garsia Markezi thotë “të rrosh për të rrëfyer”. Dhe ti tregoje aq mirë. I mbaje me gojë hapur ata që të dëgjonin se ishe natyrë shkrimtari. Ata që të dëgjonin thoshin: “Bukur fort!” Tregimet më të magjishme i kishe nga Mashkullora që e doje aq shumë. Thonë se ke qarë kur u shemb nga rrënjët Rrapi i Mashkullorës ku ti shkoje për të pirë një kafe edhe në muzgun e jetës. Mashkullora mbeti krenaria jote biologjike dhe historike. Me ngjyra kënge çoje tufa me lule tek dëshmorët e Mashkullorës ku ishte dhe gjaku i Çanëve. Ju Namik ishit karakter i paqtë. Por edhe kur të anatemuan me mendjen tënde të lartëme rroke çka ishte e mira dhe pranove të bësh një punë jashtë natyrës tënde. Dhe me dëshirueshmërinë dhe apologjinë e mashkulloritit e more veten dhe kontribuove larg në malet e Librazhdit. Ishe i pamposhtur. Dhe në Librazhd një varg vegimesh ta ndriçuan portretin. “Besimi lëviz malet”, u thoshje malësorëve të Rrajcës që edhe sot e kësaj dite të kujtojnë me respekt.

2Jeta jote i dashur Namik ishte e brishtë. Ishe nga sëra e mirë. Nga Mashkullora ku bathët gjithë jetën kanë qenë të mbara. Si mashkulloritë zakoni bëje qokat, shkruaje historikun e Mashkullorës, mblidhje këngët e fabulat rrëzë Malit të Gjerë, ishe orakull analitik, nuk i ndaheshe muzës së lumit të Drinos, sistemoje arkivin e mëhallës së Çanëve, gjurmoje origjinën, gjuhën, historinë, traditat, humanizmin, kolazhin e fatit, engjëjt dhe zanat e Malit të Gjerë, autenticitetin e burrave mashkulloritë, pikat lidhëse midis Mashkullorës dhe Gjirokastrës, vargjet dhe humorin e kunatit tënd Malos, bëmat e karvaneve drejt Janinës, kronikat e luftëtarëve, këngët, vajet, baladat, legjendat, mortet, universin e përrallave, festivalet e Gjirokastrës, nderimin për librin dhe dashurinë tënde të parë për arsimin kur citoje mes gjirokastritëve atë thënien e madhe filozofike: – “Të ngresh një shkollë, ke mbyllur një burg”. Një periudhë të gjatë kohe punove si mësues në Mashkullorë, Picar e Zhulat. Brezat të kujtojnë si mësues të apasionuar. Atje në Zhulatin në mes maleve pas mësimit do të hulumtoje e do të mbaje shënime për Kodin e Idriz Sullit. Ti Namik Cani ishe një dokumentarist i klasit të parë në shkallën më sipërore, ëmbëltoheshe më fjalët e mençura të odave të Mashkullorës, të pëlqente theksi gjirokastrit, kodet mes mashkulloritëve dhe gjirokstritëve, edhe pse e ndiqje rrymën mbete idhtar i së majtës, dhe luftove për identitetin e Çanëve. Në vitet e demokracisë mbrojte me ngjyrime të forta traditat e Mashkullorës, të dridhej shpirti kur mashkulloritët e linin vatanin dhe shkonin për të jetuar në vise të tjera, impresionoheshe për arritjet në demokraci, e ngrite zërin kundër “muçove” të korruptuar, përcolle mesazhe për luftën ndaj krimit e artikuloje fjalë të holla si tehu i shpatës për luftën e mbrapsht politike.

Që të bëj jetëshkrimin për ty Namik Cani në këto pak rreshta më duhet ta kthej sërish kokën mbrapa. Nuk gjej njolla në biografinë që le pas. Ndoqe gjurmët e trimave të Çanëve. Tetë viganë nga Çanët u vranë në luftën Nacional – Çlirimtare dhe janë dëshmorë midis tyre dhe babai yt Laver Çani. Nga gjaku i dëshmorëve lulet e Mashkullorës janë më të kuqe se në vende të tjera. Në këndvështrimin tim ju miku im mbeteni gjer në skajin më të tejm një figurë brilante.

Kur mora vesh lajmin e vdekjes tënde isha në Gjakovë. Në Mëhallën e Kusarëve ku po drekoja fillova të hedh në bllok disa shënime. “Çka po i bën vetit në mes të drekës”? – më pyeti një nga miqtë e mi kosovar. Dhe mikut tim i fola për ty Namik Çani. I tregova atij pjesë nga drama ime. Ne punonim bashkë në Gjirokastër. Ti ishe atëherë i madh në komitet kur thotë nëna e Eseninit për të birin. Unë kisha shkruar vëllimin me tregime “Tregime të fshehta” dhe akuzohesha për gabime të rënda ideologjike kundër vijës së partisë. U bë mbledhja në Komitetin e Partisë të cilin e drejtonte Elmaz Puto. Erdhën nga Komiteti Qendror G. J. S. Ç. e shumë të tjerë. Kërkohej dënimi im, bile dhe arrestimi. Ti Namik Çani që tani nuk më dëgjon “çave e ndave”. Fole si një lum i rrëmbyer. Dhe më mbrojte e mua nuk më hyri gjemb në këmbë. Edhe Elmaz Putua të mbështeti. Unë isha i ri dhe pa përkrahje, por ju m’u bëtë si të ishit vëllai im i madh. Edhe pse u ndamë pasi ika në veri, ty të kam kujtuar gjithë jetën siç po të kujtoj dhe sot në Gjakovë pas vdekjes së kobshme.

Në qerthullin e kësaj jete ju i dashur Namik ishit simbol i ajkës së Çanëve. Natyra jote qe e qashtër dhe në skajet më të epërme të dramave dhe të tragjedive të cilat nuk munguan. Por ti i përballove me trimëri e me një gjuhë plotë muzikë. Kur pinim kafe në Qafën e Pazarit ju me citonit Tolstoin i cili thotë: “Oh, sa e shëmtuar është frika dhe sa turp që s’dita t’i bëj ballë, por rashë i tëri në thonjtë e saj”. Ju ishit një personazh i jashtëzakonshëm. Qysh i ri u vetëportretizuat. Kurrë nuk re në thonjtë e frikës për të cilën e qorton veten Tolstoi. Natyrisht që nuk ishit Tolstoi, por në kapërxyellin dhe kaplimin e halleve “zogjtë nuk e mësuan kurrë klloçkën”. Në jetë u bëre ikonë aq sa episodet janë të papërshkrueshme. “A”– ja e fatit tënd ishte komunikimi me njerëzit. Mbetët gjersa dhatë shpirt gojë ëmbël. Dikur kur këndonim bashkë nuk e pëlqeja një këngë të lashtë të gjirokastritëve për jetën. Por sot në Gjakovë ajo më duket shumë filozofike:

Ç’është jeta?

Hiçgjë!

Frymë e kërmë e qelburë!

Perveç muhabetitëëë….

 

*Redaksia e DITA i shpreh gjithashtu ngushëllime të sinqerta familjes Çani, të afërmve dhe miqve të Namikut.

 

**********

 

Namik Çani dhe replikat në DITA me nipin Arjan, në qershor 2013

Në qershor të vitit të kaluar Namik Çani ishte në qendër të një replike në DITA mes tij dhe nipit të vet, drejtuesit të emisionit Zonë e Lirë në TV Klan, Arjan Çani. I ndjeri botoi një letër të hapur në DITA ku i kërkonte Arjanit të hiqte dorë nga mbrojtja e Berishës në emisionin që drejtonte duke i kujtuar që një nga viktimat e 21 janarit ishte edhe i afërm i familjes Çani.  Në letër, xhaxhai i gazetarit Çani i kujtonte këtij të fundit faktin se Berisha ka vrarë kushëririn e tij më 21 janar, Ziver Veizin.

3Në një prononcim për GSH, dy ditë pas botimit të letrës Çani e mohoi xhaxhain, duke u shprehur se kishte vetëm dy halla. “Këto janë falanga të Edi Ramës. Unë nuk kam xhaxha, kam vetëm dy halla. Janë mjaftuar me mbiemrin Çani dhe ma kanë bërë xhaxha zotërinë në fjalë”, ka thënë Çani. Por Namik Cani eshte vellai i babait te Arjan Canit. Kete e dine jo vetem te gjithe ata qe e njohin familjen Cani por edhe regjistri i Gjendjes Civile. Nje kerkim i thjeshte ne kete regjister ose edhe ne listen zgjedhore zbulon se Arjani zgjodhi rrugen me te gabuar per t’u perballur me letren publike te xhaxhait te tij.

Në mes të këtyre replikave të asokohe, ndërhyri një tjetër anëtar i familjes së njohur gjirokastrite Çani, Flamur Çani, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit. Babai i Flamurit dhe babai i Haxhiut (gjyshi i Arjanit) janë vëllezër dhe kanë rënë dëshmorë në luftë bashkë.

“Arjani? Arjani mund të mohoj dhe babanë, e jo më xhaxhanë – tha Flamuri i pyetur për atë që ka bërë dje Çani në një gazetë, si përgjigje për letrën e xhaxhait të tij Namik Çani. “Po baba a ke ti more djalë? Unë këtë pyetje do t’i bëja pas asaj që ka shkruar në gazetë për xhaxhanë – thotë Flamuri dhe më pas shton ashpër: “Mirë bën që na mohon. Fisi ynë janë ose dëshmorë, ose heronj, ai është një bakalaro, është bërë turpi i fisit”.

Flamur Çani tha madje se ka një histori personale me Arjanin. Në kohën që ka qenë person me pushtet dhe influencë në Gjirokastër Flamuri ndikoi që Arjanit t’i jeper bursë për në shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë: “Ishte vetëm një bursë, e pretendonte një djalë i shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta që njihte disa gjuhë të huaja. Unë ndërhyra për t’ia dhënë Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani ishte me mesatare 5.2 nga gjimnazi, por unë e bëra atë punë. Më kritikuan asokohe dhe u mbrojta duke thënë që Arjani është nip dëshmori. Arjani ka shkuar në shkollë të lartë si nip dëshmori. Ka përfituar nga ata që sot i mohon. Unë dhe të tjerë në fis e mbanim afër se asokohe dukej si i vonuar nga trutë, por do ti që doli djalli vetë”

 

*******

 

Letër nipit tim Arjan

Nga Namik Çani*

I dashur Nipçe, Të shkruaj nga Saranda, unë xhaxhai tënd, që të kam dashur dhe të dua shumë, njësoj si fëmijët e mi. Unë krenohesha me ti, mor i dashur Arjan, jo vetëm unë, por  gjithë familja e fisi tonë në fshatin Mashkullorë e kudo  ku jetojnë e punojnë me punë të pastër e të ndershme, krenoheshim për emisionin tënd aq shumë popullor “Zona e Lirë”. Por çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer që aq shumë dëme, e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar? Çfarë të shtiu që u fute në  politikë, kur s’merr vesh nga politika! Ne nuk na lidh asgjë me Berishën e sojin e sorollopin e tij, përkundrazi jemi kundërshtarë të tij për gjithë ato mynxyra që i ka shkaktuar këtij populli.

Po çfarë thotë ai i nëmur për luftën dhe dëshmorët a e ke dëgjuar ti? Ti e di, mor i dashur Nipçe, që në rrethin tonë familjar kemi tetë dëshmorë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Babai dhe Dajua i babait tënd, katër xhaxhallarë të babait tënd, dy kushërinj të parë, Ali Çani 19-vjeç, partizan i brigadës së gjashtë sulmuese, i cili u vra në Borsh të Sarandës dhe vëllai i tij Riza Çani që u vra në luftën e Labinotit në Elbasan. Nuk mjafton gjithë  kjo gjakderdhje?

Po ti e di edhe çfarë lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen në mes të bulevardit në 21 Janar të Ziver Veizit, kushëririt tënd, ose nipin e babait tënd, i cili qëndronte me duar në xhepa e shikonte me habi kryeministrinë, se nuk e kishte parë ndonjëherë??

Ti, mor i dashur Nipçe, ke një familje të mrekullueshme. Babai tend mbeti jetim në moshën 2-vjeç, u rrit me vështirësi, vazhdoi shkollën “Skënderbe” dhe shkollën e Bashkuar dhe doli Oficer. Punoi me devotshmëri dhe arriti deri në komandant prapavije i divizionit të Delvinës. Mamaja jote punoi arsimtare në Gjirokastër e Përmet dhe për punën e saj të përkushtuar është dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Vëllai tënd, më i vogël është intelektual i shquar, punon me përkushtim e pastërti dhe zotëron shtatë gjuhë të huaja, ne mburremi me të.

Pse i harrove gjithë këto, pse u shkëpute ideologjikisht nga trungu jonë familjar? Mendohem unë, ditë e natë dhe nuk gjej asnjë shkak për qëndrimin tënd kaq të neveritshëm. Të kam bërë thirrje vazhdimisht që të ndryshosh rrugën që ke marrë, por nuk më ke dëgjuar, përsëri si xhaxha i dhembshur të bëj thirrje: Ndrysho qëndrim, të presim në familjen tonë të përbashkët. Ky është edhe mendimi i prindërve të tu.

Përshëndetje xhaxhai yt që të do me shpirt

Namik Çani – Sarandë.

 *Letra e mësipërme është dërguar për botim në DITA nga Namik Çani, xhaxhai i moderatorit të Zonë e Lirë, Arjan Çani në 20 qershor të 2013-s.  DITA e kontaktoi z.Çani pasi letra e tij mbërriti dje në emailin e kryeredaktorit. Na bëri veçanërisht përshtypje fakti që një nga viktimat e 21 janarit është i afërm i gazetarit Arjan Çani. Z.Namik na tha në linjë telefonike se këtë gjë ia ka thënë disa herë Arjanit dhe ai e di mirë këtë lidhje gjaku: “Kur doli herën e fundit dhe fliste ashtu për viktimat e 21 janarit, i bëra një sms. I shkrova: “Arjan, Ziveri është nipi i babait tend, është kushëri yti”. M’u përgjigj:  “Xhaxha mos u shqetëso unë di se ç’bëj”.

 

 

Share This Article
71 Comments
  • Arian Cani nuk do tia dije per djalin e tij, jo me per prinderit dhe aq me pak kusheri Ziverin, per xhaxhan, per ata qe dhane jeten per lirin e atdhut.
    Saliu e kuptoi pse ky fare burri me emrin Arian e shpjegonte renien e flokeve te Fevzos me prapanicen e Saliut dhe i dha ate qe i kishte dhene Fefzos. Prej asaj kohe Ariani atje i mban hundet, ne te ndenjurat e Saliut.

    • Arjan.. Jam fshatari yt (edhe pse ti nuk e quan vehten fshatar nga Mashkullora).Nuk më njeh dhe unë vetëm të kam dëgjuar e parë në televizione të ndryshëm ,ashtu siç di të ndryshojë një njeri si ty.Mora shkas nga letra e të nderuarit ,xhaxhait tënd ,Namik Çanit.Ai ti tha të gjitha derametet brenda familjes .por dua të bëj një shtesë që besoj jo se ka harruar ,por nuk ka dashur ta nxijë më shumë portretin tënd, mbasi të do më shumë nga unë.Ke patur dy fatkeqësi në familjen tënde dhe ti nuk u duke fare.E varrosëm ne motrën e babait tënd para disa javësh dhe po ne e varrosëm një djalë të ri para disa ditëve, kushuriun tënd të parë,vetëm 32-vjeç.Ti ( e meriton me “ti”)nuk u pe gjëkunndi.Qëndro aty ku je,I vetmuar.Ne këtej mga fshati themi :njeriu për një nder rron.Nuk dimë ku I bën ti nderet,mbasi edhe në minorietin grek ku ti pretendon se je( nga fshati I mamasë) nuk je dukur.Më mirë nga Namiku unë nuk shprehem dot,këto nuk I kam shprehje,vetëm një shtesë të vogël që ty të bëjnë edhe më të vogël nga çfarë je dhe për mashkulloritët je dhe mbetesh një zero.
      Gëzim Beqiri. ( Nr. Cel. 0692119523.)

      • Fjale burrash ke shkruar o Gezim. Po ku dine keta arjanet e sotem nga kjo gjuhe qe ka mbajtur shqiptarin ne shekuj. Nuk e njohin kete gjuhe, e keto zakone keta. Keta njohin vetem gjuhen e parase. Plehra jane, plehra mbrojne, ne plehra i dergoft Zoti

      • Z.Gezim ashtu si dhe xhaxhain e Canit ju respektoj per ato qe keni shkruar. Por ju siguroj qe jeni shume me mire pa Arjanin. Ai ka shkuar atje ku e meriton,ne batakun e shpellareve.

      • O Gezim, me kujtove ate filmin: Dhe vjen nje dite” me Llanon..po ik o i ngrate se lat nam me keto folklorizma. E ca pastajh se eshte andej Cani, duhet me ardh per cdo vdekje ne fis?? Ikni se katunar se lat nam

      • Gëzim nuk dua të hyj mes teje dhe këtij gazetarucit gojëndyrë inejorant me emrin Arjan, por, sado të vërteta të kesh shkruar, s’do të thotë se ke të drejtë. Vjen apo nuk vjen Çani, ju do apo nuk ju do, ju respekton apo jo, nuk janë çështje gazetash, por një e drejtë e tij që t’i dhegjykojë si t’ia ketë qejfi, ndaj, sado që ju mendoni se keni të drejtë, atij po i bini në qafë.drejtues
        Ky analfabet drejtues duhet të mos përkrahë Berishën dhe të jetë me Ramën, që ju të ndiheni në rregull me të, ndryshe është i keq?! Ju e shitkeni fisin dhe fshatin për Ramën e PS-në?! Po Ziveri i nderë, që iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë, do I bindej Arianit nëse do i thoshte ky mos shko në Tiranë, më 21 janar? Patjetër jo! Atëherë përse ky u dashka të ndryshojë jetën e tij, për shkakun se kushëriri Ziver humbi jetën. Sipas logjikës tuaj, Ziveri ka protestuar edhe kundër Arjanit, ndaj çka thoni, në rastin më të mirë është budallallëk.
        Shikoni o njerëz jetën tuaj e lini mënjanë partinë, Enverin, Edin, Salihn e kompani dhe mos u bëni vegla qorre të politikës së ndyrë që bëhet në Shqipëri, ku krimineli me pushtet është një konstanta normale, për fat të keq!

  • Z.Namik ju pergezoj per veprimin fisnik sepse vertet eshte shume e cuditshme dhe e neveritshme qe shume bij fisnik te ketij populli kaq te vujtur po mohojn brutalisht origjinen e tyre idealet e shenjta te familjeve te veta duke adhuruar,ndihmuar e sherbyer me devotshmeri teper te larte njeriun me negative,me te neveritshem e me gjakpires qe ka patur ndonjehere ky popull ne pushtet…..ketu ka dy gjera;-keta njeres ose nuk jane shqipetar,ose jane njerez pa aspak moral e karakter,por te fiksuar pas motivit;-haj te fitojm para s’ka rendesi motivi,s’na intereson kush vritet e kush nuk ka buk me ngrene…sa turp vertet shume turp…/

  • Shqiptari e ka memorjen te shkurter i harron shpejt gjerat…..Sandri i klanit apo Nikolla i Koha atij harruan drurin e Berishes ne vitet 90…………………..Apo sa e sa sahanlepires te tjere.

  • A e di miku i Arjanit, Hysni Çili – i konvrtuar ne HENRI se nje kusheri i Arjanit i quajtur Riza Çani, paska rene deshmor pikerisht ne Labinot – vendlindjen e Hysniut te konvertuar ne Henri ?

    • Sa te jetoje “Cili” dhe cilizmi keshtu do te jete.

      P.s. Nuk e ka pasur emrin Hysni por Neim Cili…

  • o Xhaxha i dashut dhe i ndershem po ne keto kohera nuk mund te ndryshosh njerzit me moral dhe disiplin,nipi juaj eshte me siguri nen ndikim te kokaines qe treq dhe i marr peng nga zullumi mafioz ku ka hyre dhe skupton se jeta eshte te shohesh dhe prapa se nga vjen, kurr te ngelet trok do kuptoj se ne c’realitet jeton .Mos i kri bishtin se me keq i ben tani …

  • Respekt per xhaxhane,thirrje per reflektim,por Cani per fat te keq eshte nje gazetar i deshtuar.Ne krye te heres,ne fillimet e punes se tij,shantazhi ne median e shlruar ishte mjeti qe ai perdorte per tu rritur ne kariere,E ka arritur,kuptohet ,se si te fitoje para.Jam e sigurt qe Cani as nuk do njeri ne kete bote ,as nuk ka respekt per ndokend,as per Berishen xhaxha i dashur.Do ta shikoni si do te ndodh sperdredhja ne momentin e duhur.Gjuha e tij duket brisk,por brisku ne kohen digitale nuk shkon.

  • Pershendetje, i dashur shoku Namik! Si gjithmone, mbetët atdhetar i madh. Deri edhe nipin nuk e falni. Ju pershendes me zemer! Sa per Arjanin, nipin Tuaj, nuk di ç’te them! Me siguri qe do te kete ngrene ndonje luge çorbe te prishur diku, keshtu qe do te vazhdoje te vjelle. Sidoqofte, mos u merakosni. Ju e dini po aq mire sa edhe une, se edhe nga trendafili mbin ferra. Na mbetet vetem te shikojme, se deri ku ka per ta vazhduar ne rrugen qorre qe ka zgjedhur. Zoti Mark Nika, xhaxhaj i te ndjerit Aleks Nika, i ka drejtuar nje mesazh; nuk e di në e ka marre seriozisht ate mesazh. Edhe nje here, Ju pershendes me zemer!

      • Dhe i lumte! Komunistet e thieshte ishin e mbeten njerezit me te ndershem.Luftuan e punuan me vetemohim per atdheun.Prandaj mos hani mut duke folur per ata. Aaaa… po.n.q.s. e keni fjalen per ‘komuniste’ si Saliu,E.Tupja,K.Islami etj, afehere vazhdoni te hani sa te doni!

      • Me shokun Dhimitër Shtembari kam patur nderin të njihem, në kohë të vështira- kur kishte filluar të rrënohej shteti shqiptar nga faqezinjtë. Atëherë kur kishim nevojë për mbështetje nga besnikët e popullit. Këtë mbështetje e gëzuam nga Dhimitri dhe rrethi i shumë shokëve si ai!
        Kam bindjen e qëndrueshme se Dhimitri, ishte dhe do të mbetet shembull i të njerëzishmes dhe i përkushtimit për Atëmemëdheun tonë të vetëm, Shqipërinë e Ribashkuar!
        [email protected]

  • Bravo xhaxhait. Ja paska nxjerre bojen ketij drurit te shtrember te familjes. Beri mire xhaxhai me kete leter publike se kishim nisur ta shanim nga familja kete Canin, kete palo gazetar e palo njeri. Fshin menderen Saliu me tipa si ky Cani.

  • Po cuditem per kete arian{dylber)canin, qe spaska fare turp fare, me kete familje te denje te degjeneroje kaq shume,po mesa duket ne france ku ka qene ja paskan shpartallu ate (bythen) dhe erdhi mbas shume perpelitjeve neper kanale te tjera [erfundoje te loqet e sandrit. -RESPEKT PER FAMILEN E TIJ ,PO KY QELBESIRE DUHET TE ZHDUKET NGA EKRANI.PTUUUU. LEGEN.

  • kur eshte bere i perbuzur me gjakun e tije e si mund te jete per te tjeret qe skane lidhje me te mund te jete shkurt nje lapanjoz sahan lepires

  • Pershendetje juve si xhaxhai i Arjanit.Ju beni mire qe i terhiqni vemendjen nipit tuaj,por ai s,eshte i vogel Formimi i tij eshte i tille.Personaliteti i tij le per te deshiruar.Eshte shnderruar ne nje vemeje.Tek nipi juaj s,ka mbetur asgje njerezore Ai ka dale nga fiqiri .Llafoset si e ema e Zeqos maje thanes .Fale o zot se nuk di c,thote. Sa here qe permendet Rama dridhet e perdridhet,nuk e mban vendi ,hakerrehet ,zverdhet ne fytyre dhe mezi pret per te vjelle vrerin qe nje zot e di se nga dhe per cfare arsye ia ka helmuar shpirtin nipit tuaj ,tashme te depersonalizuar totalisht deri sa mbron edhe vrasesit e kusheririt te tij S,ka ku te veje me thelle poshtersia e ketij njeriu qe e marrin edhe per analiste,por s,ka faj se edhe Zheji dy gram me shume se ky lavandyr ka .Jane rreshhtuar ne krahe te analisteve te shitur e te semure sepse paraja ua ka erresur ndergjegjen aq sa jane gati te lehin e te kafshojne cdo njeri qe ben verejteje per babain e tyre shpirteror,komunistin 24 karatesh S>Berishen Dhe kane te drejte,sepse edhe keta gazetare jane komuniste te vendosur ,se s,ka se si te shpjegohet qe Cani juaj,Zheji,Cili,Peka,Hoxha qe do na behej dhe president e qe hiqen si p[edagoget e demokracise duke pretenduar se Saliu i tyre ka forca e energji qe ta coje vendin ne gremine,mjafton qe keta te lepihen pas kockave qe ai u hedh dhe keta mjerane analiste duan te na mbushin mendjen se ndryshe nga bota demokratike dhe vendet e perparuara apo njerez re medhenj,si Bill Klintoni ,Bushet etj burra te medhenj kane drejtuar veten 5-8 vite dhe kane pare punet e tyre ,por skane pretenduar qe te rizgjidhen.Vetem komuniste te semure si nipi juaj,komunistet Zheji,Cili ,Hoxha etj mund te perkrahin etjen e Saliut per pushtet edhe pse jo vetem mosha biologjike s,e lejon por ai ka qne dhe mbetet njeri me rrezikshmeri per fatet e demokracise qe e ka marre peng e ne saje te gazetareve te tille te tipit Cani qe te can koken me budallalleqet e tij qe si llapaqen prashit sa here qe del ne ekrane Turp per nipin tuaj .Ai nuk u meriton juve qe jeni vetet njerez te mire e qe s,pajtoheni me qendrimet e uleta te tij .Ju mbeteni te nderuar Paci jete te gjate e lumturi Me falni ne fola pak ashper per nipin tuaj,por per te jane fare pak edhe keto qe shprehen ne komentete qytetareve

  • ti qenke nje kumonist arjani ka then se eshte Greke e ortodoks e nuk u kujtove ti shkurje leter tani qe qenka bere me Salen pune e madhe ai behet edhe kinez vetem jepni para.

  • te gjithe ju qe shani arjan canin do ta shikoni kur te bjere berisha nga fiku do ta shaje me shume se te tjeret

    • Pse more burra e shani Canin, i cili e kreu detyren e vet prej gazetari dhe moderatori ne ZONE E LIRE, ne biseden me Berishen. Te kujtojme, as ne kosovaret se kemi sulmuar kaq shume, kur, po ky Cani e ftoi ne studio muzikantin serb me qendrima te hapura antishqiptare Goran Bregoviq, te cilit,, shoku i “autobusit mavi”, nuk hezitoi ti jap Celesin e Tiranes….

      • Qenke “kosovar” qe e shkruan shqipen jo si shqiptar prej Kosove por si shqiptar prej Shqiperie.

        • Po zotri, “anonim”, gjuhen standarde e kemi obligim si ju andej kufirit dhe ne ne Kosove e gjithandej ne viset etnike shqiptare, e une, kam pasur fatin qe ne vitin 80-te ta vizitoj Shqiperine si student, po edhe permes valeve te radio Tiranes dhe radio Kukesit, si dhe me vone edhe te TVSH-se, jemi perpjekur te misherohemi me gjuhen standarde. Sa i perket teme se Canit, sot lexova qe ky njeri sk afare xhaxha, por ka vetem 2 halla, ja linkun: http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/arjan-cani-nuk-kam-xhaxha-kam-vetem-dy-halla

          • o hazbi mund te shkosh ne mashkullore se eshte dhe vend i shenjte per ne ,dhe pyet po deshe..por do kisha deshire teshkruaje perseri

          • Arben, nuk di nese me ipet rasti do ta vizitoje mashkulloren, por ne shtypin tone elektronik doli se ai nuk ka fare xhaxh, perveq se i ka2 halla….

      • Hazbi! Mesohe se kultura nuk ka lidhje me politiken. Nje gje eshte e vertete se politika ka nevoje per me shume kulture e cila Canit i mungon. Mesa duket familja e Canit e paska pas por nuk paska ditur tja jape te birrit. Pra kot nuk thone qe nga trendafili del gjembi.

        • Jo, tek ne ne Kosove, thuhet: “nga beteri del skenderi”, fjala beter, eshte dicka si ters a po jo?, por une mendoj se Cani ka kulture me shume se politike?…..

  • I dashur Namik, njihemi mire bashke dhe une e di mire ca ndjen, kur degjon kete harremsez, qe birbiloz si mercenar pasiv i Salihut dhe balili i Bari Falli pedes.Por mos u dogendis shume se keta spurdhjake te nje kryekusari e krimineli frikacak qe vret me kobure te se tjereve dhe nxjerr nga larte ato qe do te duhesht te varesin” seposhtmi”, nepermjet gojeve hale, si te Arjanit tend, jane kthyer ne zagare e sallahane qe nuk kafshojne as ne tule pa le e ne kokall shtyllat e shqiptarizmes si ata te madheshtise Canejve.Lere dhe kete gjakprishur nga maja greke mbarsur me serme me maja serbe! Lere kete qen te lehe atje ku ka marre virus terbimi.Si udheheqesi shpirteror i tij…ai qe i thote: “… I madh doktorri” !
    Namikxhani, na duhet nga nje here, shume rralle, por qe ka bere vaki, te qajme persegjalli, ndonje te gjalle …qe kot merr fryme mbi dheeee!
    Si Arjan sallahani, dikur nip i juaji.Sepse Ju e dini qe b.tha ka shume damare…

  • Pervec pershendetjes, fjaleve me te mira dhe respektit pa kufi per perfaqesuesit e nderuar te fisit Cani (e kam fjalen per Flamurin, Namikun, Haxhiun, e te tjere), pa dashur ti fyej, kam nje sugjerim per pinjollet, me te rinjte e ketij fisi, konkretisht per djemte e tyre, te cilet pamvaresisht ketij perversit (Arjanit) jane po aq patriote, te ndershem e trima sa dhe baballaret e tyre.
    Te mblidhen e merren vesh me sho-shoq, te therresin edhe kusherinjte e tyre Bashkim Finon, Shahin Bistrin, djemte e Ahmetejve (Izetin, Hasanin, Edin, Bilbilin) e te tjere, te marrin edhe dy tre djem (vendali) qe banojne ne Mashkullore dhe ta peshtyjne ne surrat e ti japin ne mesim te mire ketij mut e nipi i mutit (duket se ky ka ngjare nga dajkot).
    Ti thone troc se i ka turperuar dhe se duhet o te ndryshoje rruge e te behet me Canejte ose, po vazhdoi keshtu, te ndryshoje mbiemrin e ta vere Berisha, Cili, Zheji, Frangaj, Fevziu, Hoxha, si te doje ai.
    I nderuar Namik, ne Delvine, per keto raste thone nje llaf te mencur: “b…tha ka 40 damare”, ose ne Gjirokaster thone se “Femijte i kemi ne mes me grate”. S’ke c’i ben.

  • Edhe une i perkas sojit te Arjanit. Nuk me ka pelqyer ky djale qe kaloj pa pritur djathas, por akoma me keq duhet te pranoj se ne ka turperuar me ato veprimet jo te kendeshme qe ben ne televizor me femrat. Femra nuk duhet ta shikosh ne sy kur flet dhe aq me keq ta perqafosh dhe ta puthesh. Na turperoj fare. Ma lini ta coj ne ndonje hoxhe per ta kenduar se po shket dhe do ta humbasim kete djale 2 metra te gjate.

  • Sa jeni zemeruar o komunista te vjeter se ju tradhetoi djali, po normal per ju, sa tradhetira keni bere ju. Ju vrisnit dhe nxirrnit njeri tjetrin tradhetar e spiun cdo 5 vjet. Ju e shkretuat Shqiperine, e late deri pa buke ne fund te viteve 80, vrate njerezit per nje fjale goje se kerkonin demokraci fjale. Mallekuar qofshin ato 55 vjet kur keni qeverisur ju dhe ja tani ju q… ne b.. .Amerika imperialiste.

  • Zoti Namik ! Nuk do te komentoja me gjate ,pasi kane komentuar shume te tjere para meje , duke e vleresuar letren Tuaj, derguar nje nipi Bishtperdreshes , si Arjani ! Ai ( Arjani ) edhe ne nje panel para disa ditesh bente nje propagande ekstremiste , ne favor te Sali Berishes , duke e quajtur Edi Ramen si ” njeri te rrezikshem ” per shoqerine Shqiptare !!! Duke u nisur nga pergjigja qe ju ka kthyer,Juve , kuptohet se Arjani,eshte i pakorrigjueshem, dhe do te pije uje ne çezmen qe ofron Alewksander Frangaj ! I vafte mbare !

  • Me dhimbje lexova letren,qe i dergonit Nipit Tuaj Arjanit.Ai,i dashur Namik ka dal nga rruga e Zotit.Se ku e ka gelltitur ate luge çorbë të prishur nuk e di,por një ditë do të dali dhe e keqja nuk ngelet brënda,por atëhere do jetë von për Arjani.Arjanit nuk i mungonte gjë për të jetuar,përveç SINQERITETIT.Nuk dua të të lëndoj më shumë.Një shokë i vjetër nga Humelica-POLO GUGA.Respekt për TY dhe për fisin tuaj të mrekullushëm.

  • Sa gazetare te perveluar jeni per fjalen e lire! Tamam nga ata te xhaxhi Enverit apo xhaxhi Rames.Nuk keni luftuar kot ju sa jeni ngjirrur ne mitingje per fjalen e lire. Po ç’kishte komenti im qe e hoqet??!!!!!!!!!! Nje varg te Migjenit, per pleqte e rrjedhur qe duhen lene ne shejtnine e tyre, por ju do te jeni me pleq se xhaxhi Namiku, i cili kerkon ndonje llomke keto dite sa shet edhe nipin e tij. Ju qofshi, censore te neveritshem te Enverit.

  • Edhe 1000 here t’i shuani ju, 1000 here do te komentoj une. Hani inat sa te doni. 20 vjeç jam, nuk e humbas durimin. Çanin e pelqejne gjith rinia shqiptare, po ju jeni partiake ekstremiste. Perse nuk shkruani kur shkojne atje Rama, Meta e te tjere???!!!!!

    • ti do kesh dale nga ndonje familje kurvash e prostitutash e pa moral qe se ke problem te shahesh te pallohesh e te kurverosh rugeve si plera palio gazetar Cani jot. Morali per ty e canin eshte paraja pa se kur shkon ne shtepi o numuron kepucet o thua me falni se kam ngatruar shtepine sjane problem per ty e per kete mostren Cani . QE E KA KETHYER EMISJONIN NE NJE DHOME PROSTITUTASH E TE DEGJENERUARISH.

  • Tipat si jaran cani per lefta shesin dhe shpirtin ,jo moralin e familjen qe as duan tja dine fare ,keta gazetare lapangjoze skane pike dinjiteti

  • TE dashur komentus ( dhe ju nga soj i ARJANIT QE KENI KOMENTUAR)
    ketu ne SHQIPERI e MAJTA DHE E DJATHTA jane ber GOGOL
    RREnjet e ARJANIT nuk e di po mundet te jene dhe te DJATHTA
    NE boten demokratike nuk duhet jet TABU per bindjet e tij cdo njeri ka preferencat e tij
    por ne SHQIPERI dDEMOKRACIA eshte ( AGURIDHE) dhe s ka shenja qe te piqet
    ME thene te drejten ky shkrim i xhaxhait te ARIANIT me ka prekur
    por kam nje vrejte nuk duhet kritikuar se ka kaluar nga ana tjeter por ky personazh

    eshte kethyer ne BASTARD , SERVIL, BYTH LEPIRES
    nuk shikohett me sy
    JA rezultati e sikterisen dhe te afrmit e tij
    QOFSH I NDERUAR XHAXHAI I ARJANIT

  • Xhaxhi Namiku akoma me luften e klasave: “tradhetove biografine dhe ideologjine e perbashket te familjes tende”. Po me Edin, o Namik, cfare ke te perbashket, shijen per parfumet e shtrenjta?

  • Harun, si na ai çike ven, qe je( une pake me larte, si na Maja e P.) po te keshe fole para meje more , per baba Ali, ne do kesha thene nje llaf U.Ja ke nemuruar saaaa nuk ka ku ti veje me atij menerit.Mirepo kur i the se gjan me dajo e ke share me dell e me genell ..nipin e dajo greqit. Me vjenkeq per Falunir e namiku a derbadhe pa per kete homon more …le ta leme, mener…arjanin

  • dale se dhe nje çike e harrova o harun xhani! More, po mso i biem dhene qafe ketij ajanit se ketij po t`ja ngulesh mire….syrin, desha te thom, ky sikur ka xbeg more.Çoç veshton si i nderkryer.Dhe mos na ka nonje hall te rene e na trongellasem ne llamarinen e tij gjithe nryshk? pa ta shohen mire meselene Çanejte se ketij munet qe dhe çoç t`i kene bere.Nuk ka munesi qe ky djale, u nis per leven e sosi pulisht…! na pati ecurine e atij qe kur eshte i vogel duket per sua mushke qe do maje barre te madhe.Mirepo sa mori pake perpjete dhe fap e i duall veshet per te ngjare …me ate qe ha ushqimin pake e pake se mos i maronet.Ashtu ja japin ushqimin te ATIJ… gjememadhit ..pake ena pake, por ketij i eshte mushur menia,… se mbushi menen si dhe barkun.
    Dereziu djale..!

  • o çan kok liqja ku do mbytesh pas 23 qershorit do flesh me salen ne shtrat apo me artan hoxhen sa gjynahet ke me i la o nafak sa her ja ke lepire sales apo bashes te vriten 4 vete dhe ti i del zot nje malokari ti je budalla ose ban sikur sdi gja prer hesap te sander shkerdhates apo fevqiut te klanit mordja te marrt o mut o hale

    • Sa jeni zemeruar o komunista te vjeter se ju tradhetoi djali, po normal per ju, sa tradhetira keni bere ju. Ju vrisnit dhe nxirrnit njeri tjetrin tradhetar e spiun cdo 5 vjet. Ju e shkretuat Shqiperine, e late deri pa buke ne fund te viteve 80, vrate njerezit per nje fjale goje se kerkonin demokraci fjale. Mallekuar qofshin ato 55 vjet kur keni qeverisur ju dhe ja tani ju q… ne b.. .Amerika imperialiste.

  • po pse eshte bere ky me Berisehn dhe tani i versuleni ju keshtu,po pse Arjani ka bindje politike te ndryshme me te xhaxhait do te thote qe seshte familjar,po cja futni kot.te ishte bere me Edin atehere na dilte burre zoteri Arjani….turp tju vije

  • me berishen jane bere vetem gay si pune jaranit,hajdutet,vrasesit,me pak fjale personat qe skane bese e fe.

  • Qenkan nxehur keq komunistet e fshatit se i paska tradhtuar biri i tyre i lavdishem. U paska djegur keq b nga Berisha , por kur tua fuse ai tjetri qysh do tu duket

  • ore po shikoj komente nga lapardhaja, nga mashkullora…. Po e paska bere vertet Shqiperime dixhitale ky berisha ore….. Ai katunari qe paska varrosur tezen e canit para 1 jave, pervec lopeve ne stalle, paska edhe modem wireless dhe laptop ne katund???????? Lerini keto idiotesira, dhe boll u mbyllet neper zyrat e fresshit per te postuar budallalleqe…. Ikni futjuni ndonje pune se na cate veshet, skemi pune e skemi leke……

  • Nuk me vjen mire qe nuk po ecni me kohen,mbase ju jeni brumosur me idene tuaj,qe nuk jua mohoj.
    Te gjithe ne kohen e Enverit kemi qene Komunista.Deshmore te Atdheut,por kemi qene te izoluar,si nje gardh me gjemba dhe asnjerit nga ne nuk munde te flisnim,sepse degjonin dhe muret e shtepise apo te komshiut.
    Kur pihej Rakia duhet pa tjeter te ngrihej,shendeti i Partise dhe i shokut Enver.
    Ndersa sot ngihet shendeti i zotit te shtepise dhe te familjes.
    Prandaj Z.Çani eshte Gazetar dhe e njeh mjaft mire kohen dhe po ecen me kohen,ne rrugen e Demokracise,ne rrugen e sedrejtes.
    Me vjen keq nga ju neqoftese e keni Nip siç po shkruani,nuk po beni mire.
    Bindjet Partiake,jane bindje,si tifoz e nje skuadre Futbolli,njei eshte me Partizanin dhe tjetri eshte me Dinamen.
    Prandaj une theme ju duhet ti jepni kurajo per punene qe ai ben dhe drejtimin qe ai ka.
    Une ju pershendes juve qe te reflektoni ndaj Nipit tuaj.
    Pershendes dhe z.Arjan,qe fjalet tuaj munde te jene emocionale per momentin ,e pershendes Z.Arjan dhe i uroj pune te mbare.Zoti e bekofte Arjanin dhe te gjithe Shqiptaret kudo qe jane.Pershendetje te siqerta nga Bulqiza.

  • http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/arjan-cani-nuk-kam-xhaxha-kam-vetem-dy-halla

    “Këto janë falanga të Edi Ramës. Unë nuk kam xhaxha, kam vetëm dy halla. Janë mjaftuar me mbiemrin Çani dhe ma kanë bërë xhaxha zotërinë në fjalë”, ka thënë Çani.

    http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/arjan-cani-nuk-kam-xhaxha-kam-vetem-dy-halla

    Ky citim ne ligjerat te drejte nga goja e Arjanit( ne se eshte i vertet ) ne gazeten KOSOVA SOT ka nje problem qe zgjidhet me nje pohim nga vet Arjani.
    E para : Qe zoteria Namik eshte vellai i babait qe ka rritur ARJANIN as qe vihet ne diskutim fare dhe Arjani nuk e hedh dot poshte . Duke qene keshtu Arjani e ka , kete burre te nderuar XHAXHA. Po ashtu ka edhe dy halla motra te ketij xhaxhai.
    E dyta : Ne se pranojme pohimin e tij se ” nuk e kam xhaxha ” , atehere Arjani duhet te beje publike babain biologjik, dhe dy hallat motra te ketij babai biologjik , jo motrat e Namikut dhe Haxhiut. Nuk perjashtohet qe Arjani te kete mbire si votat e Lulit ne kutine e gabuar dhe te jete çelur nga veza dhe rritur si zogu i qyqes. Mbetet qe kete ta deklaroje vet Arjani ne Zonen e lire me vullnet te lire.
    Arjani nuk eshte viktime e saliut por partneri homo i Fevziut. Ky e futi ne kete rruge !

  • Qe A.Cani nuk e njeh prejardhjen e tije eshte VERTETUAR qe me 2008. Kur KOSOVA SHQIPTARE SHPALLI PAVARESINE, ky bastard shkruajti ne Panorama qe tashti erdhi rradha qe edhe pjesa tjeter e Shqiperise jugore, pra i ashtu quajtur “vorioepir” te shpallte pavaresine??!.

  • O xhaxha komunist i vjeter, po keshtu si Arjani jane kelyshet tuaj tradhetare sepse tradhetare keni qene edhe ju, sa here ja keni fut e tradhetuar njeri tjetrin dhe i keni dale deshmitare ne kohen e dulles ? Te kujtohet ???? E keni ne ADN tradhetine ju kelyshat e kuq. Dhe ja shperblimin jua jep pjella juaj. E shikon ku u katandiset ? Beni pazaret e shtepise ne pazar , si jevgjit. Mortja qe s`ju ha cfare familje qenkeni, jevgj fare….

  • Shqetesimi madh per te gjithe ato qe lexojne kete lajm,eshte fakti qe kur ky “zoteri” prej kohesh eshte deklaruar si grek asnje nga fisi i tij nuk u shqetesua,asnjeri nuk eshte shqetesuar edhe kur deklaroi se eshte i majte.Tani jane shqetesuar shume pse ai realizoi nje emision me nje shqiptar,qe thote se eshte i djathte por qe shefi iopozites se majte e cileson si ekstrekist te majte.Ruani femijet,niperit,mbesat e vetveten te mos ndryshojne kombesine se kjo eshte fatkeqesi e per kete duhet te shqetesohemi.

  • Tani qe mohoj edhe xhaxhane, duhet ti bejme nje vizite mjeksore ketij djali. Ishte djal i mire, 2 metro i gjate, por ce do e humbem> Na iku per dhjam qeni.

  • I varni qillon ketij psikopati
    c fare doni me ai s ka as din as iman
    nuk ja vlen me te diskutosh
    e kane sikterisur fisi i tije

  • Ouuuu! Po mire ban o Arjan Cani qe s’ua varen ketyne njerezve te trashe, farefis a bashkfshatare qofshin. Po kto qenkan mbrapa bote! Nga kto fare “patriotesh” Shqipnia u tret nder shekuj nga fqinjet….. E tash kto lloj “patriotesh” qenkan gati me na e kthy Shqipnin ne Siri. Turp per Namik e kompani! Liri individit, fjales, bindjes, medias!

  • Kur rrugaci arjan cani bente rrugacerira kerkonte ndihmen e xhaxhait te vet kur ish ne gjirokaster per ta shpetuar dhe nga burgu tani e hedh posht populli thot mbaje gjarperin ne gji ne dimer te te haj ne behar

  • Kur isha i vogel prinderit me thonin gjithmon , ruaju nga i tendi, hallet e shtepise nuk nxirren ne pazar , kur ngrohen gjakerat me i zgjuari eshte ai qe nuk hedhe benzin zjarrit . Mendoje se ka ardhur koha tu leme vendin femijeve dhe femijeve te femijeve , qe ta cajne vete jeten e tyre , tu dalin zote familjes , cdo gje qe bejne , e bejne ne radhe te pare per vehten e tyre , neve me te moshuarve , nuk na ngelet gje tjeter , qe te mos shohim e degjojme keq per ta , Nuk kame te drejte te gjykoje njeri , por si mike i familjes besoje se Arjani me gjakftotesi do te dije ta ezauroje kete fllucke sapuni , per te mire e familjes Cani

  • Arjani eshte avanguardist xhaxho,eshte hipi i stilit vicidolian:”Mekati,kur e bej une,nuk quhet turp!Me kete stil Vicidoli vrau jo kater,por kater mije dhe nuk i nxihet faqja.Coi te birin te palloje mbesen dhe t`i sjelle ne shtepi 2+2 kopila prej incestit brenda gjakut dhe ka sy e faqe te shaje grate e botes kurva!

  • Lutem kush i ka sytë dhe mendjen më të mprehtë se unë të më sqarojë dicka për këtë “rekuiem” të bukur dhe të ndjerë? “Rekuiem për Namik çanin”,dakord por pse dhe autori është po Namik çani ??? Rekuiem për vdekjen e vet ka bërë zotëria a si është puna? Mos kanë të njëjtin emër? Nderime!

  • ka edhe vlera,ka edhe antivlera,
    servile,sahanlepires,pa moral,
    vetem paraja eshte morali i tyre,e qe mund te mohojne gjithcka edhe te dashurit e tyre,ne lidhje gjaku e admirojne
    vrases femijesh ne gerdec,
    vrases baballaresh ne 21 janar
    ,se ata i joshin me para
    dhe i varferi xhaxhai i tregon nipit te verteten e nipi e mohon ate.
    te pakten shkruani per ndjenjen njerezore u prahte ne paqe.
    turp per komentuesit qe i shikojne pa sy e i lexojne pe ndjenja keto rjeshta,
    turp per ata qe shkruajne se keshtu i thone…

  • ka edhe vlera,ka edhe antivlera,
    servile,sahanlepires,pa moral,
    vetem paraja eshte morali i tyre,e qe mund te mohojne gjithcka edhe te dashurit e tyre,ne lidhje gjaku e admirojne
    vrases femijesh ne gerdec,
    vrases baballaresh ne 21 janar
    ,se ata i joshin me para
    dhe i varferi xhaxhai i tregon nipit te verteten e nipi e mohon ate.
    te pakten shkruani per ndjenjen njerezore u prehte ne paqe.
    turp per komentuesit qe i shikojne pa sy e i lexojne pe ndjenja keto rjeshta,
    turp per ata qe shkruajne se keshtu i thone…

  • ngushellime familjes ajo humbi njeriun me te dashur
    Namiku ishte njeri me zemer te madhe shum paqsor
    Namiku ishte atje ku e donte nderi
    bashkeshort model baba model
    ju prehte shpirti ne paqe ketij njeriu me vlera te ralla
    TU KET LENE URATEN DJEMVE DHE VAJZAVE
    NGUSHELLIME TE SINQERTA

  • O sa e bukur se kisha lexuar kete shkrime. Po kote si kan the qe na trendafili dele ferra. Ky eshte u degjenerua,bene orgji me gruan dhe bucen e ukraines. Ca pret na Arjan Cani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *