Plagosja e trefishtë, policia jep detajet: Çfarë dyshojmë

Ornela

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje zyrtare nga atentati që ndodhi sot në mesditë në qendër të qytetit, ku u plagosën 3 persona.

Informacioni i policise
Me datë 15.07.2017, rreth orës 13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë, perballë Teatrit Migjeni.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit: D. L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi. L. T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit.

Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.

Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.

Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *