Plagosja në Shkodër/ Identifikohet një prej autorëve (Emri)

Gazeta Dita

Pak orë pas plagosjes në Shkodër është bërë i mundur identifikimi i një prej të dyshuarve si autor i ngjarjes. Mëson se Arben Piolla, është i dyshuari kryesor i atentatit në Shkodër.

Mësohet se Piolla është pronar i automjetit tip “Daevu” me targa AA 440 NC që u gjet i braktisur pas ngjarjes.

Pas atentatit me armë, e pasi lanë tre të plagosur në mes të qytetit të Shkodrës, autorët ia kanë mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët e policisë.

Ndërkohë që policia në vendin e krimit arriti të gjejë armët me të cilën u qellua, një pistoletë, si dhe gëzhojat, së fundi mësohet se është gjetur edhe makina me të cilën ata ishin teksa bënë atentatin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *