Deputetja e PD shpërthen ndaj Grida Dumës: Promovim Çilian e Sorosian, ja pse nuk jam me Bashën

Gazeta Dita

Deputetja në largim e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, e mbetur jashtë listave është bërë pjesë e grupit anti-Basha në PD duke e shfaqur shpesh kundërshtimin e saj.

Në një status tjetër të ditës së sotme në “Facebook” Arbjola Halimi, ndonëse pa përmendur emra sulmon Grida Dumën, që nga shtatori do të jetë deputete e opozitës në parlament. Ajo e quan Dumën, “pa brumë as partiak, as vetjak”. Madje përdor një shprehje në italisht, ku përdoret fjala ‘grida’.

Për më tepër në statusin e saj, relativisht të gjatë Halimi jep arsyet përse nuk është me Lulzim Bashën, duke e akuzuar se ai bëri promovim Çilian e Sorosian. Ajo shkruan se gjatë 2 vjetëve e gjysmë si deputet “nuk janë thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë, për problematika që shqetësojnë zonën ose edhe partiake, në zyrën e Lulzim Bashës”.

Sipas saj PD, është goditur në shpirtin e saj që për të përfaqësojnë emra si Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj”

Statusi i Halimit

Përse nuk jam me Lulzim Bashën.
Në fillim dëshiroj të saktësoj se të mos jesh me dikë, jo domosdoshmërisht nënkupton se je me dikë tjetër. Ka njerëz që në jetë udhëhiqen nga parime në gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus që, kjo akuza e klaneve është, mendoj, pikërisht e atyre që ushqehen sot nga një klan, ai i vrasjes së PD, sekti sorosian.

Kur u bëra në fillim pjesë e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysmë më parë), kishte diçka që më binte në sy. Shqetësimi kishte të bënte me faktin (e kam ndarë shpesh me kolegët e mi) se pothuajse në asnjë rast të vetëm (me përjashtim të atij momenti kur u bë rrëmuja e madhe në Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë si deputete, për problematika që shqetësojnë zonën ose edhe partiake, në zyrën e Lulzim Bashës.

Kujtoj se deputeti është një njeri i veshur me pushtet jo të paket, që i duhet partisë për të forcuar pozitën e kredencialet e saj gjatë jetës politike, sidomos në opozitë dhe se përfaqëson përafërsisht rreth 12 mijë zgjedhës, ndaj injorimi i tij është injorimi i tyre.

Së dyti gjykoj se Partia Demokratike është goditur në shpirtin e saj. Shpirti i PD janë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne të rinjve na dhemb. Aq më tepër kur djallëzisht cilësohesh Republikë e vjetër. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk dëmtohen nga komplekse inferioriteti.

Së treti, por jo për fatin tim politik, më ka tronditur tej mase tradhtia për të hequr nga lista njerëz me vlera e kontribut profesional e politik, për t’i zëvendësuar me njerëz pa cilësi, pa formim, pa jetë publike, analfabete, të tjerë pa lidhje me të djathtën, anonime, etj, etj.

Sigurisht që nuk kam qëndruar për këtë 3 muaj ne çadër. As unë, as kolegët e mi, as njerëzit të cilët të shokuar na telefonuan për më shumë se dy javë me radhë, në përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të kishte ndodhur.

Promovim Çilian e Sorosian. Ajo që dhemb këtu është se këta nuk janë demokratë. Kjo dhemb shumë. Ndaj, unë besoj se urgjenca sot është të shpëtojmë Partinë Demokratike.

I bëj thirrje çdo demokrati që të hulumtojë e të jetë i thellë në gjykim. Të mos dorëzohen për një copëz pushteti që gjithashtu nuk ka për të ardhur. Demokratët që njoha unë në çadër, e jo pak, të gjithë demokratët që kam takuar, nuk janë të tillë. Të bashkohemi për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe të bëjmë zgjedhje të vërteta demokratike.

Së fundi një sqarim. Shpesh në media është qarkulluar lajmi se nuk kemi dalë në fushatë. Paturpësisht e pavërtetë. Kemi dalë. Më saktë, kemi bërë përpjekje për të dalë kundrejt të gjitha djallëzive për të mos na njoftuar, për të na injoruar edhe kur ishim prezentë, etj, etj.

Në mbyllje diçka që nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditësh një zonjë pa brumë as partiak, as vetjak, e me një status më shumë mediatik sesa politik, mori guximin të fliste për një tjetër zonjë së cilës i qëndron tejet larg për atë se çfarë përfaqëson jo vetëm politikisht por edhe për historinë tonë të disa viteve.

Shkurt, me ku e ku më shumë vlera e elitë, pavarësisht se kudo mund të gjenden kritika e se askush nuk është perfekt. I them kësaj zonjës të shkojë të derdhe pak mund, djersë, e pastaj të guxojë.

“Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce” (Në psikologji të bërtasësh ndonjëherë të bën mirë, por nëse bërtitja (Grida) bëhet një formë jete, atëherë çmendesh)

Share This Article
4 Comments
  • Duhet te rindertoni partine tuaj po per kete duhet qe ne rradhe te pare t’ja hiqni nga duart Brrishes qe po ngordh nga mosha dhe ankthi. Pastaj nuk ka vend as per kusare gojeleshi si Grida dhe as ndonje karikature tjeter.
    E keni vete ne dore o demokrate te ndershem te ndertoni partine tuaj jo duke u larguar por duke luftuar kancerin qe po ju zhduk nje nga nje ju pa pike keqardhjeje.
    Behuni guximtare dhe mos ia lini te ardhmen tuaj asnje syleshe apo koketrashi.
    Mendoni per femijet tuaj.

  • Kjo çamia e cerrikut nuk ngriti dhe e mbeshteti ne parlament asnjehere problemin e çamerise se origjines se prinderve te saj qe te mos i a prishte qejfin saliut , lulit, gencit e nje takemi grekofileve ne pede te cilet jane kurdohere te gatshem ti falin fqinjit tone jugor copa toke e deti sipas oreksit te shovinisteve greke.Per te mos folur per problemet e varferise ekstreme te qytetareve te cerrikut qe e bene deputete.

  • Grida Dunma eshte i njejti model me Josefinen,por eshte prodhim contemporan me patente biznessi.Josefina vjen nga modelet gaz-69,.ARO,deri tek fuoristrada Mitsubishi car,qe perdorte Azem Hajdari.Modeli origjinal eshte cetorja partizane Liri Gega,qe perdorte FIAT Cento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *