FOTO: Kush është djali që hyri në det të shpëtonte 2 vajzat, por humbi jetën

Gazeta Dita

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.

Burme për JOQ.al bëjnë me dije se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg.

E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm pas disa minutash.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si: Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

E.Xh

Share This Article
1 Comment
  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    Cfare plazhi eshte ky qe nuke ka nje roje qe ti vije ne ndime pushuesve ne nevoje?Dhe se fundi po per kete a e din krieministri jone,se mire ato qe shkuan shkaterruane grabiten shumecka,duke shtuar pas vitktimave te eterve,viktima te tjera te rradhes,po ky qe eshte dhe po vjen perseri ne krie te qeverise perse nuke kerkon nga komunat te vendosin roje ujore per pushuesit per te shpetuar jete te pafajshme njerezore,sikurse keta te rinje qe humben jeten e tyre te re,pasoje e politikve qeverisese te pangopesia per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme cmim?Turp dhe bashkefajesi ne mes pushtetit qendrore dhe atije lokal.
    Po drejtesia perse hesht para kesaj ngjarje trishtuese me pasoja humbje jete njerzore,apo beme baba qe t’u ngjaje i thone kesaj heshtje?Marri e shkuar marrise,nje krim qe vazhdon,qe nuke duhet toleruar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjve te gjithe personat pergjegjes per kete ngjarje tragjike.Ngushullime familjeve dhe miqeve te viktimave te marrive te politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Zoti i prehte ne parajse viktimat e kesaje tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *