Pontus Wernbloom, mesfushor i CSKA, njihet për lojën e tij të ashpër. Skuadra është e detyruar të bëjë pa të në disa raste gjatë kampionatit, për shkak të skualifikimeve të shumta të dhëna nga gjykatësi sportiv si rrjedhojë e kartonëve të shumtë të verdhë.
Në Moskë nga 2012-a, Werbloom ka marrë 80 kartonë të verdhë dhe është përgatitur të organizojë një festë të madhe kur do të vijë i verdhi numër 100 me fanellën kuqeblu.
“Do të kërkoj ta marr kartonin e 100 të verdhe me këtë fanellë, edhe pse trajnerit nuk do t’i vijë mirë. Kur do të ndodhë kjo, do të organizoj një festë të madhe”.
E.Xh
