Kush fshihet pas Blumar? Afera 1 milionë USD me varrezat e çamëve

anazapta

Plot 100 milionë lekë te reja, ose e thënë ndryshe 1 milion dollare fitoi me 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, i komunës “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.

Fituesi i tenderti55555555555

Gazeta “DITA’ i rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, e martirëve të vdekur çamë.

Tahiri

Faximile largohet dash tahiri1Nga një shqyrtim i dokumentacionit të kompanisë “Blumar shpk” rezulton se pronar aktual i saj është një shtetas italian i quajtur Salvatore  Constanzo. Por… Deri në mesin e vitit 2010 kjo kompani ka qene e regjistruar ne QKR si pronë e deputetit të kësaj partie Dashamir Tahiri. Zoti Tahiri zyrtarisht ka shitur aksionet e tij nga kjo kompani në vitin 2010, kohë kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit socialist Ilir Beqja (ky i fundit u konstatua si aksioner ne nje kompani qe kishte perfituar fonde publike).

Vlen të thuhet se zoti Tahiri në këtë votim, mbështeti heqjen e mandatit dhe pak ditë më vonë shkoi dhe transferoi aksionet e“Blumar”. Kjo kompani duket e “preferuar” në shumë tenderë publikë pas vitit 2009. Ajo është e specializuar në punimet inxhinierike pranë porteve dhe rezulton se që prej vitit 2009 kjo kompani ka fituar të paktën 7 tenderë publikë të cilët e tejkalojnë shifrën 5 milionë eurove në total.

Zoti Tahiri me letra nuk është më aksionar në këtë kompani, por duhet thënë se kompania ka intensifikuar përfitimet në tenderët publikë në kohën kur PDIU nisi të menaxhonte fonde publike. Duket se kuotat e patriotizmit kanë arritur majat në bursën politike shqiptare. E per me teper, vepra per te cilen jane marre keto 1 miliard leke te vjetra nuk eshte bere.

 

 

 

 

********

Kërkon të fotografojë “varrezat” që nuk janë, dhunohet nga stafi i Idrizit gazetari i ATSH (FOTO)

Një gazetar i ATSH denoncon përmes Facebookut dhunën e ushtruar ndaj përfaqësuesve të medias dje në Kllogjer, nga staf dhe truproja të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Gazetari quhet Telnis Skuqi. Ai eshte perpjekur te beje fotografi. Fakt eshte qe fotografi “te varrezave” nuk mund te behen sepse as varreza, as monument nuk ka pavaresisht se jane dhene qe ne nentor te 2012-s rreth 1 miliard lekë per ndertimin e tyre (Shif faksimilet e fituesit te tenderit per Kllogjerin ne DITA-n e sotme).

NA SHPËTO NGA “TRIMAT”, SHPËTIM! – e quan gazetari Skuqi postimin e tij në FB dhe ndër të tjera shkruan:  Personalisht kam zgjedhur Facebook-un, si mjet komunikimi për të denoncuar dhunën psikologjike dhe fizike të disa “trimave” ndaj përfaqësuesve të medias, midis të cilëve jam edhe unë. Një kameraman vlonjat u dhunua fizikisht nga “trimat” dhe për pak kamera nuk përfundoi e copëtuar në kokën e tij, shkak vetëm se ai ushtronte profesionin. Pesë minuta më vonë u vërsulën drejt meje. Arsyen nuk e di. Disa trupmëdhenj më penguan për të realizuar fotoreportazh për ATSH-në”

Dje PDIU ka shkuar ne Kllogjer per diten kunder gjenocidit cam, por dita kunder gjenocidit eshte 27 qershori i vendosur si date zyrtare me dekret te posacem. Spostimi i saj brenda fushates elektorale nga PDIU eshte nje akt i denoncuar dje edhe nga Aleanca Popullore e Dojakes, partia qe perfaqeson komunitetin cam ne keto zgjedhje pas kandidimit te Idrizit ne listat e PD-se se Berishes.

Skuqi shkruan me pas se “”ndaj meje u hodhën lumë fjalësh ofenduese, madje situata për pak kaloj kufirin ekstrem. Falë përvojës sime personale, si gazetar prej 14 vitesh, debati u sheshua. … Na shpëto nga “trimat”, Shpëtim! Është e pafalshme që në vitin 2013 gazetarët dhe fotoreporterët të trajtohen si ordinerë nga disa individë që kërkojnë të kapardisen përpara shefit, madje më treguan edhe “ka…in”.

Fotot e incidentit publikuar ne profilin e Telnis Skuqit

1 234

Share This Article
20 Comments
  • Idrizi nuk ka lene botues mediash dhe investitor mediash en Shqiperi pa shperndare leke me thase ne kete fushate. A do hetohen ndonjehere keto gjera?? A do flasin ndonjehere vete gazetaret per kete pisllek??

  • UNE JAM DJALE ÇAM DHE NUK ME VJEN MIRE QE VELLEZERIT E MI ÇAM SILLEN KESHTU PER QEJFET EW NJERIT APO TJETRIT POLITIKAN QE ESHTE NE KRYE TE PDIU
    UI BEJ THIRRJE POPPULLIT ÇAM QE DISTANCOHUNI NGA KETO GJERA DHE MOS U TREGONI TE KEQIJ PARA OPINIONI BOTEROR

  • KË PËRFAQSON SHPËTIM IDRIZI?

    Kryetari i PDUI-s, e ka nisur karrierën politike nga doganat e Partisë Socialiste. Më pas në vitit 2009 si deputet i PS. Pasi siguroi mandatin nga socialistët, Idrizi mbi pazaret, perverse, pa moralin dhe pabesinë e tij dhe jo vetëm, tradhtoi jo vetëm socialistët që e zgjodhën, por edhe kauzën çame, moralin e tyre duke uzurpuar PDIU-n. Më pas, duke qenë patericë e PD- Idrizi i ka dhënë frymë qeverisë Berisha përkundër aspiratës shqiptare të Çamërisë. Qeveria e Berishës shiti territore të Shqipërisë, mijëra km det në mandatin e sajë të vitit 2009. Dhe Idrizi qysh nga ai moment, i pari duhet të ishte larguar nga koalicioni qeveritarë i tradhëtisë. Afër mendjes kur lëshon territore sot të Shqipërisë, pjesën e uzurpuar përpara 60 e ca viteve e ka shitur me të dyja duart. Shpëtim Idrizi me trafikantët e tjerë të së njëjtës familje Politike, Islam, Dogjan Kadelli, etj e mbajtën edhe disa kohë në këmbë qeverinë që ka shitur edhe çështjen shqiptare të Çamërisë. Absurdi më i madh, është dhe në kandidimin e Idrizit. Ai nuk kandidon si kreu i saj, me PDIUN, por me PD. Ai e di edhe vet se nuk i përket çështjes shqiptare Çame. Ndaja dhe lindi Partia Aleanca Popullore, të cilën e përfaqësojnë figura atdhetare si Prof. Abaz Dojaka. E mbështet çështjen Çame mendjendrituri Prof. Pëllumb Xhufi. Ka përzgjedhur për ti përfaqësuar figura gjigante si Arben Duka, dhe një ish emigrante IKONË e Emigracionit, Mimoza Dako, e Amos Dojaka, etj. E pasqyron aksiomën e saj fondamentale, Gazeta “DITA”, me e denja dhe e drejta, që ndriçon dhe udhë rrëfen shqiptarët, të tradhtuar nga politika e Berishës, dhe të mbetur në udhëkryqin e pa merituar!

  • NUK ESHTE NE NDERIN SHQIPTAR TEBEHEN VEPRIME TE TILLA JONJEREZORE. PERKUJTIMI I TE VDEKURVE , AQE ME TEPER I ATYRE TE MASAKRUAR NGA SHOVINISTAT GREKE NUK MUND TE KUFIZOHET ME KOHE. KALUAN 69 VJETE DHE ATA DUHET TE MOS HARROHEN ASNJE DITE NGA TE GJITHE ATA QE E NDJEJNE VEHTEN SHQIPTARE TE CAMERISE

  • Shpètim Idrizi èshtè njè b.thlèpirs i Berishès dhe pèrsa kohè dotè jetè nè krye tè PDIU do tè sabotohet çèshtja çame. Ish studenti i Fatos Nanos i vènè nè krye tè PDIU po nga vet Ky person do tè komandohet nga padrinoja, dhe ato 1ooo ooo $ ,Fatosi ka marr pjesèn e tijè si Padrino..Mafia èshtè futur nè çdo qeliz dhe aktivitet ku ka parà.

  • Keta maskarenj shiten detin jon gerqise ne mes te dites me diell ,jo camerine qe kane tradhtuar me kohe ,me keta politikane qe ka nxjere populli ,do vije dita qe gerqishten dhe serbosllavishten do i kemi gjuhe zyrtare ne albanistan e leshit ,zgjou o popull i lodhur e tespijexhi.

  • Keta bithe…re çdo gje mund te jene por çemer jo , biri i bushtres Peto Idrizi kush te njeh per varrmihes ? lorgohu nga ato varre te renda me dhimje e trishtim , pis i greko-serbeve Nano – Berisha mos u afro ne varrin e nanes time (gjyshes) qe e enderroj se ç pamje fisnike kishte ? ne cilen grope ne Kllogjer ndodhet ?

  • Qe te dy keta langore jane spiune ,njeri nacionalist ekstremist Cam e tjetri Dallkauk i Saliut per pak pushtet!
    Te rroje miqesia e popullit Grek e atij Shqiptar sa per keta te dy Dallkauke e kan vendin ne Turqi e jo ne Europe!

    • KU E SHEF TI KET MIQESI TI QE PO NA JEP KET URIM KAQ UTOPIK.MIQESIT JAN RECIPROKE GJE QE NGA ANA GREKE NUK E SHOF KET LLOJ MIQESIE.MOS U BEJ OPORTUNIST DUKE PERDOR FIGURA TE DEGRADUARA QE AS PATRIOT SJAN DHE AQ ME PAK NACIONALIST ,PO TA GERMOJM PAK KET IDRIZIN KA SHUM MUNDESI QE KA NENJI BORDERO ANEJ NGA ATHINA .

  • nje fjale e urte thote: “me thuaj me cilin rri te them se cili je “,,,,,,,,,,keshtu po ndejte me b.thlepiresin , patjeter si ai do behesh,,,,,,,,,,,tung !!!!!!!!!

  • Do te ishte shume cudi nese partia e ketyre hajnove te merte prape vota sic mori 4 vjet me pare. Nese ndodh, tregon nje papergjegjshmeri politike totale te komunitetit Cam qe jeton ne Shqiperi. Te shikojme dhe te shpresojme qe nuk jane te tille.

  • Ate qe i beri idrizi camve nuk ia ka bere as Zerva as Cuderu me 1946. Idrizi i portretizoi camet si rryshfetxhinj, batakcinj, hajdute, madje asoj lloj hajduti, qe vjedh edhe parate e varrezave te te pareve te vet. Idrizeria dhe kelyshi i Havase bejne biznes edhe me kockat e te pareve. Camet duhet te mesojne nga greket. Duke shfrytezuar qeverite kuislinge shqiptare majtas-djathtas, greket ngriten tri varreza ne Shqiperi. Nga qe nuk kishin mjaftueshem kocka palikaresh u detyruan t’i mbushnin me kocka gomaresh si ne rasin e Kosines. Camet kane kocka e dhimbje per te mbushur jo nje po tre varreza si ato te Kllogjerit, por tahmaja e Idrizit dhe kulishit te Havase vodhi edhe fondet e varrezave. Camet do kene ndonje shans te vogel ta avancojne ceshtjen e tyre te shenjte, kur te mos perfaqesohen nga hajdute, vrases, skafiste, batakcinj madje edhe spiune greke.
    P.S. Pyeteni Shpetim Idrizin a i shijoi frapeja me ate veteranin e QYP-it te bari i Hotelit “king’s George Palace”,mu ne sheshin Syntagma?

  • pdiu eshte e perbere nga nje dallkaut si tak muhedini, nga injorantet dashamir tahiri, ilir tahiri ,monika tahiri, vjollca braho, pijanece, hajdute,dhe……..nga disa baxhelle , si i ka quajtur vet tak muhedini,te cilat jane pran shpetimit,beqare te gjitha. te gjith keta dhe te tjere udhehiqen nga kryemafiozi,kryehajduti shpetim idrizi ky eshte karvani i zagarve te pdiu

  • Partia e cameve u krijua per te cuar ne vend padrejtesine qe i eshte bere kesaj popullsie te perzene nga trojet e tyre shekullore. Por kryetari i kesaj partie ne vend qe te meret me zgjidhjen e ketij problemi,duke i krijuar mundesi dhe kushte cameve per te siguruar dokumentat e nevojshem dhe nepermjet gjyqeve nderkombetare te fitojne te drejten e tyre, meret me probleme qe sjell urejtje e konflikt me fqinjet, pra ka dale ne krye te “patrioteve” per te bashkuar trojet shqiptare ne Ballkan.Me kete problem nuk meren shqiptaret vendas dhe mbeti qe ta zgjidh ky shqiptar i perzene nga greket.
    Ai eshte i pa bese ndaj te vetet, mere me mend cmund te beje per te tjeret.

  • Po me Omer Mamon do fitoni ju po kjo ska ku te rri pyeteni Omerin kush ka qene mesuesi kujdestar ne shkolle te mesme dhe ku e ka bere.Per muzikant dhe per te kenduar ske ci thote.Po keshtu qenka kush ka ber dy leke u beka dhe deputet sa turpe qe po degjojme.

  • po dashmiri havase as 8vjecaren nuk e ka mbaruar , se dhe kur flet me rokje,dashi ne kohen enverit vidhte pula neper qymecet e lagjes

  • IDRIZI ESHTE NJE NGA MONSTRAT E POLITIKES SHQIPTARE. AI NGA NJE SERVIL SAHANLEPIRES I FATOS NANOS NA DOLI NE KRYE TE ÇAMEVE. KY PERSON PA INTEGRITET INTELEKTUAL, PA KULTURE, SERVIL I TE MEDHEJVE, KERKON QE TE PARAQITET EDHE SI LIDER I ÇAMEVE. NE 2009 DEPUTET I PS, NE 2013 DEPUTET I PD, ME SIGURI NE ZGJEDHJET E ARTHME DO JETE DEPYTET I “AGIMIT TE ARTE”. PRA NJERI PA KARAKTER. SHKON KU PAGUHET E KU FITON ME SHUME. PRANDAJ EDHE ÇAMET ZGJODHEN DOJAKEN QE ESHTE PERFAQESUES I TYRE IDENTIK DHE REAL.

  • me falni per vonesen e komentit, ne kete periudhe zyrtarisht raportoja une per atsh, ndersa zoteria qe ankohet bente foto detaje portretet e njerezve ne turme per qellime personale apo raportimi te paguar. Dhe jo per here te pare, shihni fotot e permetit te perdorura nga ekstremistet fqinje jane te tijat!!! te bera si reporter i atsh/se ne ditet e meshes se nje grupi te vogel familajresh ne foto paraqitet dhune policore mbi besimtaret me kurriz, policet te identifikuar…nuk po flas me shume, merrni gazeten speciale te kishes per permetin me fjalimin e janullatosit dhe paguajeni dhe ju

    • Je shume e vogel te besh komente te medha, Lori. Une jam gazetar dhe fotoreporter dhe me kete profesion jetoj, po ti me cfare jeton? Ndihem mire qe ke komentuar Ti, sic ndihme mire qe fotografite e mia blihen, jo shitet, sic shitesh Ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *