Torino ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2017/18.
Andrea Belotti nuk është pjesë e posterit.
Sulmuesi është padyshim ylli i skuadrës dhe duhej patjetër të ishte pjesë e posterit.
Belotti kërkohet shumë nga Milan dhe Chelsea.
Posteri për fillimin e sezonit 2017/18 për fanellat e reja të firmës Kappa përmban portierin Sirigu, Morettin, Falque dhe Baselli.
Pa dyshim që mungesa e Belottit do të ndezë më shumë thashethemet për një largim të mundshëm.
Oferta e fundit e bërë për të është nga Milan, duke ofruar 40 milionë euro plus Niang dhe Paletta
Torino e ka bërë të qartë që kërkon vetëm 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.
