Berisha u kërkon dibranëve deputetin e pestë

anazapta

Kryeministri Berisha ka mbyllur sot fushatën në qarkun e Dibrës me një takim të zhvilluar paradite në Klos dhe Burrel.Berisha premtoi rritje rrogash, infrastrukturë moderne dhe rritje të punësimit në këmbim të një mandati të pestë në këtë qark.

“Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj. Nderimin tim më të madh për ju, për këtë pritje vëllazërore, ftesën time për çdo matjan edhe matjane, të bashkohemi së bashku me 23 qershor për të bërë Matin një rreth të zhvilluar, për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjane, për të përfunduar Rrugën e Arbrit, rrugën e Qafë Shtamës, rrugën Klos-Rrëshen, rrugën drejt Macukullit  dhe çdo rrugë në gjithë këtë rreth.

Bashkohuni me ne për të ndërtuar ujësjellësa, kanalizime dhe infrastrukturë moderne, për matjanët kudo që banojnë. Për të rritur rrogat e ulëta në 350 dollarë, pensionet e ulëta në 150 dollarë, rrogat e mësuesve në 700 dollarë, rrogën mesatare në 700 dollarë, për të dyfishuar pagesën e papunësisë, për të rritur në 50 për qind ndihmën ekonomike për të ecur  drejt mirëqenies. Bashkohuni me ne për të shndërruar pasuritë e mëdha tuaja kromin, ujërat në vlera të vërteta për ju. Bashkohuni me ne, në udhëtimin tonë fisnik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europiane. Ne u anëtarësuam në NATO, ne hoqëm vizat, ne merituam statusin. Gjatë muajve që vijnë ne do të marrim statusin do të hapim negociatat me  Bashkimin Europian, ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara së bashku. Burimet tuaja të mëdha natyrore do të shndërrohen në vlera për ju, studimet perspektive dëshmojnë rezerva kolosale të kromit në malet e Klosit dhe të Bulqizës”, tha Berisha.

“Votoni për veten tuaj. Le të votojmë së bashku për një mirëqenie më të madhe për banorët e Klosit dhe të mbarë Shqipërisë. Votoni 44, votoni fitoren. Me votën tuaj qëndron mandati i pestë. E gjithë Shqipëria pret nga ju 5 mandate në Parlament. Iu jap fjalën se do të bëjmë realitet çdo projekt për ju”, tha Berisha.

Share This Article
16 Comments
  • HAHAHAHHA OOO KY ESHTE FRESK FAREEEE!
    TI SKE PER TMARR MANDATIN E TRETE, DASHKE TE PESTIN!!
    HAHAHA O ZOT SA DEBIL QE MUND TJETE NUK E DI DMTH!
    IK O GJYSH SE EDHE TRE DITE KOHE KE! 😉

    • Ti po ti, kerkoji te te japin edhe te mbathurat qe kane ne trup, se me aq i ke lene njerezit ti o monster!
      Dashke mandat te 5ste ti, ty edhe tre dite te kane ngel mer delirant, edhe 3 dite nga zhdukja jote ne faqen e historise politike!

      Do shpetojne te gjithe prej teje!
      23 qershori do jete fitorja e madhe e gjithe shqiptareve, do jete fitorja e RILINDJES se kombit tone!!

      • O Berisha, o mashtrues ordiner, nuk te voton me njeri ty sa te kesh jete. Vetem ke vrave pa mbarimisht, e gjitha ne emer te pushtetin tend te semure dhe te pasurimit tend. Je nje turp, vetem ti qe s’mund te jesh me kryeministri i ketij vendi.

        • Mandatin e 5ste te sateme tmarresh ti plako!
          Ty te te japin nje te shkelmume direkte per ne azil, ate do te te japin te gjithe me 23 qershor!
          Zhduku se na merove te gjithve!
          Ska me vend per ty ketu, ska me vend per shkaterrimin qe ke shkaktuar!

        • Skeni faj shoku i autobuzit mavi EDI RAMA , ju ka mesuar te shani dhe te tregoni edukaten qe ju si e majte pa perjashtim keni.Nk kuptoje si nje njeri qe nk di te flasi ,nk ka etike dhe edukate lufton qe te drejtoje kete popull .

    • Enderro me sy hapur,llomotit kot poshte e lart.Diten e 23 qershorit do marresh dhe goditjen finale.Le te na zhdukesh njehere e mire nga syte.Le te merret me pas drejtesia me ty pasi i ke bere mjaft te liga ketij populli, e ke vrarë,e ke vjedhur cfare nuk i ke bere,per te gjitha keto nje dite do mbash pergjegjesi.

    • Per cfare duhet te te votojne shqiptaret e populli i Dibres ty Sali? Per rrugen e Arbrit qe nuk e bere kurre? Per aferat korruptive qe fshihen pas rrugeve te asfaltuara pa asnje standart Evropian?Per Gerdecin ku per shkak te djalit tend u vrane 26 vete?Per 21 janarin ku vrave 4 vete?????? per cfare?? Yt felliqesire ne burg e ke vendin,kriminel.

    • eshte bere me shume se qesharak kryemiinistri qe i kane ngelur akoma dhe 2 dite ne kete pozite

      shqiperia te urren or zotri,dibranet dhe gjithe shqiptaret jane te bashkuar dhe te vendosur per te mos lejuar qe ti te vjedhesh votat e tyre,qe ti te zhdukesh nje here e pergjihmone

      saliu eshte e keqja me e madhe e kesaj shqiperie,eshte ai qe po na con ne humnere por ne nuk mund ta lejojme te ndodhe per me shume kohe.te diel merr fund regjimi berishian ne shqiperi

  • Gjyshi ka fillu me semundje akute, spo e perballo dot me stresin e humbjes!
    Kerkoka mandat te 5ste nga dibranet, pfff hajde hajdeee!!
    Po ca i ke bo dibranve ti mer legen? Ca i ke bo shqiptarve ti mer horr?
    Vetem shaktrrim kane pa nga ty kta njerez te shkrete!
    Dashke mandat ti, mizerje!!!

  • Nga Dibranet nuk do marrësh asgje,asgje.Askush nuk te mbeshtet me ty Sali.e ke keqqeverisur kete vend per 8 vite me radhe.Dibranet dhe e gjithe Shqiperia jane te zhgenjyer nga ty u premtove shume, u premtove qeverisje te drejte,mirpo sot ke nje qeveri te superkorruptuar,u premtove mirqenie mirpo vendi po shkon drejt rrënimit ekonomik,listat e borxheve zgjaten cdo dite, papunesia po ashtu rritet dita-dites.Per te gjitha keto populli do te denoje me vote kunder.

  • Lodhesh kot populli nuk te do me Sali ti e ke braktisur ate me kohe,nuk mendove per asnje cast per interesat e popullit por per pasurimin tend familjar.Femijet e tu jane pasuruar ne kurriz te popullit,ti po ashtu.Me 23 qershor do te te shporrim njehere e mire le te fshihet emri yt nga harta politike.

  • Po cfare mandati kerkon ti more i pafytyre, po thuaju nje sherbim qe i ke bere Dibraneve, e pataj koerkoi voten….Apo si gjithmone rruge rruge rruge….se vetem kete di te thuash ti….po pune a ke ne program te permendesh ndonje dite se nuk ke me kohe.

  • Ky ka rrjedhur komlet, nuk ka faj e ka nga pleqeria, votoni per vete tuje u thote qytetareve, votoni per 44….por jo more zotrote 44 eshte ejotja jane dy katrat qe ke mare per dy mandatet e deshtuara te qeverisjes, mbaje ti gezosh e shporru nga pushteti, se shqiptaret duan Rilindje.

  • Te pakenaqur jane vetem ata dembele qe presin qe shtepine tu a rregulloje Sala. Demokracia jua dha te gjitha lirite tani vazhdoni vete, mos prisni nga shteti. Edhe jashte shtetit rruget jane te hapura, vetem te jeni te zotet……

  • NUK DUAM TE RILINDIN HIENAT E DIKTATURES SE VJETER, keta jane vetem maskat e tyre, mbrapa fshihen baballaret diktatore !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *