Gazetarja Vitore Ndoj ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb ka konfirmuar se nga aksidenti i frikshëm me tre makina në aksin Lezhë-Shkodër ka një viktimë. Ai është shtetasi B.F. nga Kosova, 39-vjeç.
Ishte në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen. Gjithashtu është dashur të vijnë helikopterë të Min. së Shëndetësisë, për të dërguar të plagosurit drejt Tiranës. Dy prej të plagosurve janë dërguar në kryeqytet, ndërsa të tjerët janë çuar menjëherë në spitalin e Lezhës.
Ende nuk ka një variant zyrtar të policisë në lidhje me shkakun e këtij aksidenti. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit, ku mbetën 7 plagosur dhe 1 i vdekur.
