Qendra e artit ne Elbasan ka mbyllur programin e shfaqjeve dhe koncerteve të 6 muajt e pare të këtij viti.
Drejtori i kësaj qendre Kliti Kapaj shprehet se ky ishte një sezon i larmishëm dhe ka u ka dhënë artdashësve elbasanas fundjavat artistike.
Ai vlerëson vënien në skenë të Traviatës, recitalin e kompozitorit Klement Marku, koncertin e harqeve por dhe mjaft shfaqje për artdashësit e vegjël.
Kapaj: Besoj që do t’i realizojmë të gjithë projektet që kemi në plan. Në shtator do ta nisim me një premierë. Puna ka filluar me regjisorin e talentuar Spiro Duni. Kemi dëshirë të bëjmë një koncert të madh të këngës popullore qytetare të trevës së Elbasanit.
Po ashtu pritet që dhe në gjashtëmujorin e dytë te ketë një seri shfaqjes. teksa bëhet thirrje për mbështetje me investime sidomos për teatrin Skampa. Sezoni do të çelet me shfaqjen e regjisorit Spiro Duni.
