Mijëra polakë kanë protestuar para godinës së Parlamentit në Varshavë kundër reformës në gjyqësor. Protestuesit thonë se dy projektligjet e miratuara nga senati të shtunën do të dëmtojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe demokracinë.
Qeveria thotë se masa është e nevojshme sepse gjyqësori është i korruptuar dhe shërben vetëm për interesat e elitave.
Ligjit nuk është dekretuar ende nga presidenti, dhe protestuesit i kanë kërkuar Andrej Dudas të përdorë veton, por sipas mediave ai nuk ka ndërmend të përdorë këtë fuqi.
Projektiligji i parë që pret miratimin e këtij projektiligji përcakton se parlamenti që tani kontrollohet nga partia e krahut të djathtë “Ligj dhe drejtësi” do zgjedhë anëtarët e Këshilli të Lartë të Gjyqësorit
Pr/ligji i dytë i jep autoritetin ministrit të Drejtësisë të emërojë gjyqtarë të Gjykatës Supreme. Sipas po këtij pr/ligji gjyqtarët e Gjykatës Supreme mund të detyrohen të dalin në pension përvec atyre që i zgjedh ministri për të qendruar.
