Sherr në lokal, tenton të vrasë me thikë 30-vjeçarin, arrestohet shijakasi

DITA Online

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Shijaku pasi ka plagosur me thikë një të ri nga Durrësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglen Berahi, 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.

Ditën e djeshme në një lokal në lagjen nr.12, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasin E.R., 30 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *