Shkriu dhe Poli i Veriut,
miliona vjet i ngrirë,
po vetëm Lulashi ynë,
në këtë vapë nuk ka shkrirë!
Le t’i flasi kush të dojë,
Luli asnjë nuk dëgjon,
në fakt “lëvizja Patozi”,
“pa dashur” po e ndihmon!
Ata s’janë kundra Lulit,
po janë kundër procesit,
po kjo Lulin s’e pengon,
të mbushi gjysmën e thesit!
Sepse besnikët e Lulit,
që të gjithë do votojnë,
dhe të gjithë anti Lulët,
zgjedhjet do t’i bojkotojnë!
Këta mund të jenë shumica,
përkrahës të firmëtarëve,
po kjo s’do mësohet dot,
pa listën e gjithë anëtarëve!
Lista është aset i Lulit,
dhe mbahet tepër sekret,
po njëqind e ca mijë veta,
ajo kurrë s’mund të ketë!
Në zgjedhje do të votojë,
veç një pjesë e istikamit,
por gjithë votat e bojkotit,
mund t’i kalonin Selamit!
Në krahasim me Lulashin,
Selami është super vlerë,
po nga grupi i mocionistëve,
Selami quhet i blerë!
Ndeshja s’është e barabartë,
si gjithnjë në këto male,
po Selami fill i vetëm,
sot po bën një garë reale!
Sot po bën një garë reale,
qytetare dhe të qetë,
dhe ndryshe nga shumë të tjerë,
është një njeri që s’bërtet!
Selami i moderuar,
duket-vjen nga tjetër Botë,
këtu pëlqehen bërtitësit,
se quhen liderë të fortë!
Patozi nisi lëvizjen,
me tri-katër firmëtarë,
dhe i ka të gjitha shpresat,
tek Kuvendi Kombëtar!
Po me një anëtar-një votë,
po u zgjodh Luli kryetar,
nuk kanë shans ta heqin dot,
as njëqind Këshilla Kombëtarë!
A. Duka

Lëre Lulashin mënjanë
lëre dhe Astrit Patozin
shkruaj ndonjë llaf për Monën
dhe për Like kapriçozin!
Ka ca kohë kanë ndrruar rolet
Mona flet e shan si burrë
ndërsa Likja shan si grua
njëlloj si një grua-shurrë!
Mona flet dhe hakërrehet
si bredhare dhe rrugaçe
s’e kupton se kur flet shumë
quhet debile-gagaçe?!
Gjithë pikët që kishte Mona
duket po i shpërdoron
gjuha e rrugaçërisë
si grua nuk e nderon!!
Tani si zonjë e parë
është shumë e privilegjuar
po të rrijë si kryezonjë
shton pikët që ka fituar!!
Po kështu si e ka nisur
gërr e ham si telendare
shumë shpejt do i dalë
boja do mbetet pa pikë fare! !
Të pyes Dukë Poeti
ç’mendon për shokun Ilir?
Ç’ka djali i xha Rexhepit
çaçarrosur në delir?!
Të pyes akoma Dukë?
Ç’mendon për zonjën Monikë
me këtë ritëm që po ecën
shton apo shpërdoron pikë?
Siç të thashë dhe në fillim
lëre Lulashin mënjanë
jepi ca leksione Monës
jepi se meroi dynjanë!
Ndoshta ty ta dëgjon fjalën
ta dëgjon më shumë se mua
thuaj të ndryshojë tabiatin
i ka lezet të jetë grua….