E ardhmja e mesfushorit Marco Verratti duket se do të jetë telenovela e merkatos së verës së këtij viti.
Lojtari kërkon të largohet nga Paris Saint Germanin, që nuk dëshiron ta lërë të lirë lojtarin.
Mediat iberike kanë konfirmuar sot se Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga lojtari.
Madje skuadra “blaugrana” ka deklaruar se në këtë transferim do të përfshijë edhe portugezin Andre Gomes e kroatin Ivan Rakitic, që do t’i dërgojë në Paris.
Përfshi edhe një shumë prej 65 milionë eurosh.
Verratti nuk po stërvitet me PSG.
Versioni zyrtar i dhënë nga klubi francez është një dëmtim muskulor.
Ndoshta mund të jetë një lajm i rremë nga PSG, pasi Verratti mund të jetë duke bërë valixhet gati për në Barcelonë.
Një telenovelë që pritet të zgjasë deri në fund të merkatos së verës.
Dëshira e lojtarit është të luajë në krah të Messit në “Camp Nou”.
dh.th
