Nga 500 në 2 mijë euro për një vend pune në administratë, arrestohet mashtruesja

Gazeta Dita

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Koordinatorja” në kuadër të së cilit u ndalua shtetasja K. K., 28 vjeçe banuese në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.

Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *