Rama ngacmon LSI-në: Me të shara e me mallkime, bëni opozitë siç doni ju

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme në bashkëbisedim me qytetarët e Beratit, por pasi ka dëgjuar shqetësimet e tyre, nuk ka ngurruar të thumbojë LSI.

Rama tha se LSI duhet të bëjë opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, duke e pasuar me një batutë: “qoftë me të sharra, apo me mallkime, si të duan ata le ta bëjnë opozitën”.

“LSI le ta bëjë punë siç e do vetë, me të sharra, me mallkime, si të duan ata le ta bëjnë opozitën. ata kanë marrë një detyrë, ne një detyrë tjetër. Nuk kemi pse ta bëjmë me ulërimë.

Nuk mund të themi mos t’i bërtasin shoferit. Ne do të bëjmë punën, kemi marrë timonin”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *