Demontimi i municioneve, ministret Kodheli e Kumbaro marrin situatën në dorë (Foto)

Gazeta Dita

Ministret Mimi Kodheli dhe Mirela Kumbaro nuk kanë nguruar të provojnë veshjet speciale gjatë ceremonisë së organizuar në Gjirokastër në përfundim të procesit të demontimit të municioneve në dy zona të konsideruara të nxehta, në Picar dhe Kordhocë, raporton BalkanWeb.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast u bë prezantimi i rezultateve konkrete të këtij programi.

Ndërsa ka falenderuar Forcat e Armatosura dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me donatorët, ministrja Kodheli ka theksuar se që prej fillimit të programit të pastrimit të zonave të ndotura nga municionet në vitin 2011 ku u identifikuan 19 hotspote, numri i tyre është reduktuar në 4 të tilla.
Në Gjirokastër programi që po zbatohet prej një viti ka mundur të pastrojë nga municionet një sipërfaqe prej 52 mijë m2 duke identifikuar dhe asgjësuar një sasi prej rreth 20 mijë municionesh aktive.

Pas certifikimit të këtyre dy zonave në Gjirokastër të cilësuara si të nxehta, në këtë qark cilësohet ende si e tillë zona e Sinanajt në Tepelenë, ku për vitin 2017 – 2018 është llogaritur të pastrohet një sipërfaqe prej 200 mijë m2. Zona të tjera të rrezikshme në rang vendi ka në sukth të Durrësit, ne Suç dhe Qafë-Shtamë të Burrelit.

Share This Article
1 Comment
  • Ushtria jon kishte forca te kualifikuera edhe per demontime te tjera si ato te LHL-se qe na u afruan nga faktori nderkombetar dhe partneret tabnn strategjik ne fillim te mandatit te Partise Socialiste te shqiperise.
    Pore Kukuvajkat qe nuk ja duan te miren shqiperise ben vaje te madhe duke e paraqitur kete oferte si “katastrofe” dhe nuk lejuan qe ato te behen nga shqiptaret, ndonse ato nga faktori nderkombetar u demontuan po ne detin ton, pore te ardhurat nuk u moren nga shqiptaret se kto kukuvajka menduan se shqiperia do te merrte nje ndihme te fort dhe do tu shenohte nje ngjitje e ekonomise shqiptare. Keto Kukuvajka nuk ja duan te miren shqipoerise, Ndaj dhe ben bllokime nga me te ndryshmet.!
    Keshtu une falenderoi Ministren per perkujdejne ne pastrimin e demontimeve te zonave ne vendin tone.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *