Mbi heroizmin në shoqërinë tonë

redaktor

 

Nga Filip Çakuli

Shtypi shqiptar është i mbushur me lajme për heroizmin nga nevoja për t’u lexuar. Në krye të radhëve shfaqen për shembull titra se “Selami kreu një akt heroik”, se guxoi të kritikonte edhe Berishën. Edhe Kreshniku u trajtua si hero, që braktisi politikën një herë e përgjithmonë.

Po edhe kryeministri na doli hero kombëtar, që së bashku me heronjtë e tjerë rilindas, ia doli mbanë në një fushatë heroike me një tepsi dhe një kazan në dorë. Këtu nuk futen heronjtë e dekoruar nga Presidenti dhe as futbollistët e kombëtares…të cilët janë dhe heronj me letra.

Në suazën e këtij heroizmi të përgjithshëm, një djalë nga Tetova, që pushonte në Zvërnec të Vlorës, u hodh ne dallgët e detit, për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin. Dhe nuk doli më. Dha jetën, për të shpëtuar dy jetë te tjera. Ky akt vërtet heroik i tij, kaloi në heshtje nga mediat tona. Sepse atë ditë te sakrificës sublime të Beniaminit tetovar, shtypi u mor me ngjarje te tjera të rëndësishme; me takimin e Selamit ne Tropojë, çfarë u tha Basha demokratëve në Durrës, pse hesht Berisha për zgjedhjet brenda partisë së tij, (çudi me këtë lider histerik, kur flet i thonë kush e dëgjon atë, kur hesht, pse nuk i ndihet zëri).

Lajm ishte atë ditë dhe kapja e një sasie droge, po në Vlorë, lajm edhe pse ia mbajti kaq gjatë të shtrënguar dorën Trumpi, presidentit francez, po ndërkohë shqiptarët ishin të interesuar atë ditë pse Muç Nano nuk binte dakord me Tos Lubonjën dhe Andi Bushati ishte kundër të dyve…

Pra, përpos gjithë këtyre lajmeve me heronj politikë protagonistë, lajmi i madh i ditës, i aktit të lartë të Beniaminit, kaloi në heshtje. Njeriu i ditës duhej të ishte ky djalë i mrekullueshëm, që la të fejuarën në breg të detit dhe u nis, pa e ndjerë që nuk do kthehej më.

Akti i tij human dhe fisnik u mbyt në “kazanin tone” mediatik (në këtë rast vërtet e meriton një emërtim të tillë). Beniamini meritonte tërë mirënjohjen tonë, jo vetëm të mediave, po edhe të shtetit. Sepse është e pafalshme për ne të gjithë, përcjellja e tij si një viktimë e “seksit mashkull” e mbytur në Zvërnec, sipas njoftimit të policisë.

Në fakt ai është i vetmi hero i këtyre ditëve, që sakrifikoi jetën e tij të porsa nisur, për jetë të tjera, që as nuk i njihte…Heronjtë e shtypit tonë, sakrifikojnë nervat tona, për gjëra që është heroizëm, po arrite ti lexosh deri në fund.

Share This Article
8 Comments
  • Ju falenderoj per shkrimin! Keqardhjes se thelle qe ndjeva kur lexova lajmin iu shoqerua dhe nje ndjenje gjithnje e me e hidhur per shkak te heshtjes se mediave te mbushura si perhere me idiotesite dhe boshllekun e jetes politiko-sociale te Shqiperise sone
    Iu prehte shpirti ne paqe heroit nga Tetova!

  • Falemnderit per shkrimin! Ndjeva keqardhje te thelle kur lexova lajmin, e perzier kjo me nje shije gjithnje e me te hidhur shkaktuar nga heshtja e plote e mediave, te mbushura si gjithnje me idiotesite dhe boshllekun e “jetes politike e socio-kulturale” shqiptare.
    Iu prehte shpirti ne ate bote heroit te ri nga Tetova!

  • Mirnjohje z. Filip qe emediat duhet vlersojne ate qe eshte sublime e se sa tek kush do marri flamurin e PD-se qe shume pak ka rendesi.

  • Filip,je shume njerezor ! Duket qe jemi “transformuar”. Shume me pak ndjenje dhe reagim njerezor.”Kampione” te antihumanizmit ne Shqiperine tone,mbeten drejtuesit e mediave dhe disa shkrues ndodhish banale.I paharruar kujtimi i Beniaminit,djaloshit nga Tetova !

  • Ne fakt gazeta dha lajmin per gjestin heroik te shqiptarit mga Tetova. Kjo nuk duhet mohuar, se eshte sakrilegj ta mohosh. Porse 365 ditet e vitit jane rregullisht jahni me Berishe e pilaf me Rame ne tepsi e kusi kjo eshte tjeter gje.

  • fantastik je filip!!
    të paktën ka disa njerëz që qëndrojnë lartë batakut politiko mediatik shqiptar!!
    i paharuar qoftë veprimi i atij djali!!

  • Koteci pedeist: per te qare e per te qeshur,gajasur ! Cfare
    papjekurie politike : u flasin amerikaneve per drogen,kri-
    min,etj. sikur t’i flasin marsianeve kur dihet se amerikanet
    e njohin me mire gjendjen ne Shqiperi se sa Basha,Bylyk
    bashi, Bogdanovi,etj. Tallavaja shqiptare !
    Realizem ne politike do te thote ,krahas kritikes ndaj qeve
    rise duhen thene qofte nje apo dy gjera te mira : t’a
    zeme disa rezultate te bashkise se Tiranes apo ndonje
    arritje tjeter ne shkalle kombetare,por jo cdo e zeze,
    sepse duke e nxire ne kete menyre realitetin shqiptar ,
    kjo parti ,i thencin,katalogohet si parti destruktive ku
    mungon absolutisht sensi pozitivist ! Pikerisht kjo eshte
    teoria e lopcarit te Vicidolit qe tashme nuk pi me uje !
    Sado te perpiqet ceta e Vicidolit ta nxije gjendjen ne
    Shqiperi,shqiptaret nuk i hane me dokrrat e kesaj bande!
    Vazhdimi me kokefortesi e kesaj politike destruktive nuk
    ben gje tjeter vecse i largon shqiptaret nga kjo bande.
    Vazhdoni,vazhdoni ne kete rruge dhe do ta shihni se ceta
    juaj do rrudhet do dite e me teper. Koha do te deshmoje
    per kete !
    Quo Vadis ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *