Bilanc lufte nga aksidentet: 117 të vrarë në rrugët e Shqipërisë

DITA Online

 

Shqiptarët vriten rrugëve të Shqipërisë si të ishin në një luftë.

Nga shifrat zyrtare të policisë së shtetit, të publikuara nga Abc News, del se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, mbetën të vrarë 117 persona nga aksidentet.

Shifra është tronditëse dhe dëshmon se edhe fushatat e gjobave dhe ndryshimi i ligjeve nuk i ndërgjegjëson dot qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe thuajse çdo ditë, ndodhin aksidente në vend.

Gjithsej në këto 6 muaj, ndodhën 1042 aksidente sipas policisë.

Shifrat e të plagosurve janë akoma më të rënda, 159 të plagosur rëndë dhe 1042 të plagosur lehtë.

Bilanci i luftës vazhdon prej vitesh.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, të vrarët në aksidente ishin 130 vetë.

Share This Article
6 Comments
  • Gjobat dhe policia rruges, nuk eshte per aksidentet, por per te mbushur arken bosh te Edi droges. Vetem ne Shqiperi shikon nga nje polic rrugor per cdo kilometer.

  • “Shifra është tronditëse dhe dëshmon se edhe fushatat e gjobave dhe ndryshimi i ligjeve nuk i ndërgjegjëson dot qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe thuajse çdo ditë, ndodhin aksidente në vend.”

    …Pse flisni ne ajer? Shifrat thone qe eshte ulur me 9% numri i te vdekurve. Cfare prisni ju???? Ne bote vdesin 1`000`000 vete ne vit nga aksidentet, mobiliteti ka çmimin e vete, nuk eshte pa gjak.

    • ORE, POLICIA E SHTETIT, PO NUK ARRITI TE NDERGJEGJESOJE QYTETARET, ME MIRE TE SHKRIHET FARE, SE PER TE PATUR NJE TRAFIK AUTOMJETESH ME SHIFRA TE TILLA VDEKJESH,

      E REALIZOJME EDHE VETE SI QYTETARE, PA NEVOJEN E POLICISE.

      PROBLEMI ESHTE SE POLICIA SHIKOHET NGA SHOKU EDVER SI BURIM FINANCIMI PER TE NDERTUAR SPITALE, DHE JO SI MJET PER ZBATIMIN E LIGJSHMERISE.

      MEGJITHEATE, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR DO TE HAJE, POR AMA SHOKUN EDVER NUK DO TA LERE NE BALTE.

      JA DHA TE GJITHE TEPSINE PER VETE NE ZGJEDHJE.

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • problemi 1 i aksidenteve eshte shoferet qe te vijne nga prapa me shpejtesi dhe kerkojne me drita tu hapesh rrugen…nderkohe qe ti je ne limitet e shpejtesise se lejuar.
    duket si kercenim.
    ky kercenim ndaj shofereve jo ekspert i vendos ne nje situate qe aksidentimi eshte shume i pranishem sepse nuk dine cte bejne me perpara.Shoferet e rinj aksidentohen me pasoja te renda ndersa ai qe e fillon kete rremuje vazhdon te levize ne kerkim te viktimes se rradhes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *