Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, ja çfarë ka vendosur KQZ-ja për PD

Gazeta Dita

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër, ku do të diskutojë mes të tjerash edhe vendimin për zëvendësimin e mandatit të deputetit të ndjerë të LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Gjovalin Kadeli, i zgjedhur nga listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ndërroi jetë në maj të këtij viti, në një spital në Itali, u ishte shtruar për shkak të një sëmundje të rëndë e të pashërueshme.

Zef Maçi, i renditur i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, pritet të zëvendësojë Kadelin, detyrë që do ta mbajë deri në shtator, kur do të zyrtarizohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Betimi i tij pritet të ndodhë në seancën e jashtëzakonshme të 24 korrikut kur do të betohet edhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Pikat për diskutim në mbledhjen e nesërme të  KQZ

– Për kallëzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkelur dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.

– Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.

– Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017.

– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, për

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *