I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës (Emri- Foto)

Gazeta Dita

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Në pranga ka rënë Dario Myftiu 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.

Sipas policisë ndaj 38-vjeçarit Gjykata Italiane ka lëshuar urdhër arrest për veprën penale “Trafik droge”. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol dhe Setorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në vijim të punës së tyre për venien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

Dario Myftiu 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për fallsifikim dokumentash.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr. OCCC 9710/2015 -139/2017RGGIP, datë 06.07.2017, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprën penale, “Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit”Mbi drogat”.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *