Një grua është tërhequr zvarrë nga treni përgjatë platformës pasi çanta e saj u kap në derë.
Natalia Garkovich, shtetase bjelloruse, është shtruar menjëherë në urgjencë për të marrë kujdesin e mjeksor intensiv por gjendja e saj është përmirësuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Video e 43-vjeçares ka ngritur pyetje rreth sigurisë në metrotë e Romës pasi sensorët nuk arritën që të diktonin çantën që kishte ngecur tek dera dhe frenat e emergjencës nuk e ndaluan dot trenin që të ecte.
Pamjet tregojë gjithashtu shoferin e trenit Gianluca Tonelli duke ngrënë përpara se të nisej por ai është shprehur se ka ndjekur të gjithë protokollin
“Unë e di që kam gabuar dhe jam i shkatërruar nga ajo që i ndodhi kësaj gruaje,”-ka thënë Tonelli për të përditshmen italiane Corriere della Sera. “Në video shihet që unë kam parë dy herë në pasqyrë dhe nuk u tregova i pakujdesshëm.”
Garkovich fillimisht hypën në tren por në minutën e fundit ndryshon mendje. Ndërsa tenton të dalë nga treni çanta e saj ngec tek dera që po mbyllej dhe pavarësisht përpjekjeve të njerëzve nuk mundën që ta lirojnë dot.
Udhëtarët në bordin e trenit tërhoqën levat e emergjencës por nuk funksionuan. Dhe për fat të mirë gruaja nuk u tërhoq deri brenda në tunel.
Tonell e mori vesh për aksidentit vetëm kur arrit në stacionin tjetër. Ky incident po hetohet për të zbardhur edhe detajet e ngjarjes.
https://youtu.be/FGNUhHEByAs
