Presidenti rus, Vladimir Putin ishte për vizitë në sallonin e aviacionit dhe hapësirës ndërkombëtare MAKS, ndërsa nuk mund ti rezistonte një akulloreje.
I shoqëruar nga delegacioni i ministrave, ai afrohet pranë një frigoriferi me akullore duke i thënë shitëses:
“Me cfarë do na kënaqësh?”
Pasi të gjithë morën atë që dëshironin për ta shijuar, Putin ishte ai që pagoi faturën prej 17 dollarësh.
Vihet re se drejtori i firmës Rostec, Viktorovich Chemezonov i dha shitëses edhe 84 dollarë.
Kjo gjë nuk u anashkalua nga presidenti, i cili hamendësoi se fitimet e biznesmenit për një vit ishin 1,4 miliard dollarë.
https://youtu.be/nWphBRmPtoQ
